top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
FEDERATA RUSE | PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN DO T’IA HAPTE TELEFONIN PRESIDENTIT VOLODIMIR ZELENSKI NËSE DO TA TELEFONONTE.
Moskë, Federata Ruse | “Presidenti Vladimir Putin nuk ka refuzuar kurrë të flasë me presidentin Volodimir Zelenski”. Kështu tha këshilltari presidencial për politikën e jashtme, Juri (Yuri) Ushakov, në një intervistë me entin mediatik “Vesti Pavel”, të cituar nga agjencia vendore e lajmeve “Tass”. “Mendoj se do të përgjigjet, sigurisht”, - tha këshilltari Ushakov, duke iu përgjigjur një pyetjeje nëse presidenti Putin do t'i përgjigjej telefonit nëse presidenti Zelenski do ta
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | SHËRBIMET E FSHEHTA DETYRUAN ENTIN MEDIATIK OPOZITAR “NOVAYA GAZETA” TË MBYLLET; E KONSIDEROJNË AGJENT TË HUAJ.
Moskë, Federata Ruse | Enti mediatik “Novaya Gazeta”, i klasifikuar si agjent i huaj nga Moska zyrtare, njoftoi se do të ndërpriste operacionet në Rusi më 9 nëntor. “Ne u vramë. Më 9 nëntor, do të fikim dritat në ndërtesën tonë, ku kemi jetuar për 30 vjet, do të fikim serverat dhe do të largohemi. Gazeta nuk ekziston më. Autoritetet ruse dhe shërbimet e inteligjencës ruse e kanë detyruar stafin editorial të ndërpresë operacionet”. Kështu u kumtua në faqen e internetit të gaze
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | KOMITETI HETUES: UKRAINA REKRUTON NXËNËSE FEMRA NË TELEGRAM PËR QËLLIME TERRORISTE.
Moskë, Federata Ruse | “Dega e Shën Petersburgut e Komitetit Hetues Rus po heton dy raste që përfshijnë dy vajza të mitura të cilat, pasi përdorën një robot takimesh, u mashtruan për t'u përfshirë në aktivitete të paligjshme”. Kështu tha zëdhënësja Svetlana Petrenko, e cituar nga agjencia vendore e lajmeve “Tass”, duke iu referuar një boti të pranishëm në platformën shoqërore “Telegram”. “Shtatorin e kaluar, njëra nga vajzat ndezi zjarr në një pikë karburanti, ndërsa tjetra i
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | KREMLINI: PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN DISKUTOI PËR UKRAINËN DHE VENDET BALTIKE ME UDHËHEQËSIN FINLANDEZ DHE NORVEGJEZ.
Moskë, Federata Ruse | “Gjatë bisedës së tij me udhëheqësit e Finlandës dhe Norvegjisë, presidenti rus Vladimir Putin vlerësoi situatën aktuale në zonën e konfliktit në Ukrainë, duke kujtuar shkaqet rrënjësore të saj”. Kështu raportoi shërbimi i shtypit i Kremlinit, i cituar nga agjencia vendore e lajmeve “Tass”. Presidenti Putin vuri në dukje se një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme në Ukrainë është e mundur vetëm nëse merren parasysh interesat e Rusisë, dhe gjithashtu diskuto
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | ZËDHËNËSI I KREMLINIT DMITRI (DMITRY) PESKOV: ARMËPUSHIMI NË OLESHKI MUND TË KRIJOJË PRECEDENT PËR NISMA TË TJERA TË NGJASHME.
Moskë, Federata Ruse | “Armëpushimi humanitar i rënë dakord midis Rusisë dhe Ukrainës për qytetin Oleshki mund të vendosë një precedent për nisma të tjera të ngjashme”. Kështu tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri (Dmitry) Peskov, i cituar nga agjencia vendore e lajmeve “Interfax”. “Për arsye humanitare, absolutisht po, veçanërisht kur bëhet fjalë për ndërhyrjen e drejtpërdrejtë, shumë pozitive dhe të koordinuar të palës amerikane, negociatorëve amerikanë dhe zonjës së parë të Sh
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN: NUK KAM GISHT NË TRAZIRAT QË PO NDODHIN NË EVROPË; FAJIN E KENI VETË.
Moskë, Federata Ruse | “Akuzat e ngritura ndaj Rusisë për trazirat në vendet evropiane tregojnë dobësinë dhe paaftësinë e disa prej udhëheqësve të tyre për të marrë përgjegjësinë për atë që po ndodh”. Kështu tha presidenti Vladimir Putin në një intervistë me televizionin shtetëror rus, i cituar nga agjencia vendore e lajmeve “Tass”. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | SHEFI I SHTABIT TË PËRGJITHSHËM VALERI (VALERY) GERASIMOV: ARMËPUSHIM NË OLESHKI DUKE FILLUAR NGA 27 TETORI 2026.
Moskë, Federata Ruse | “Për të mundësuar operacionin humanitar në Oleshki (Oleshky), forcat e armatosura ukrainase do të respektojnë një armëpushim në zonë duke filluar nga ora 4 e mëngjesit sipas kohës së Moskës (ora 3 e mëngjesit sipas kohës shqiptare) të martën, më 27 tetor”. Kështu tha shefi i Shtabit të Përgjithshëm rus, Valeri (Valery) Gerasimov. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | BANKA QENDRORE LA TË PANDRYSHUAR NORMËN BAZË TË INTERESIT; 14%.
Moskë, Federata Ruse | Banka Qendrore e Rusisë e la të pandryshuar normën bazë të interesit në 14% në vit. Banka Qendrore Ruse kishte marrë të njëjtin vendim në takimin e saj të muajit shtator, duke shënuar pauzën e parë në lehtësimin e politikës monetare në më shumë se një vit. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN: BISEDIMET TREPALËSHE DUHET TË PËRFSHIJNË GARANCI SIGURIE PËR RUSINË DHE UKRAINËN.
Moskë, Federata Ruse | “Cilatdo bisedime trepalëshe të ardhshme që përfshijnë Rusinë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Ukrainën duhet të përqendrohen në garancitë e sigurisë si për Rusinë ashtu edhe për Ukrainën”. Kështu tha presidenti Vladimir Putin, duke shtuar se duhet të diskutohen edhe çështje më të gjera që lidhen me sigurinë evropiane (i cituar nga agjencitë vendore të lajmeve). Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.00
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN: TERRITORET E UKRAINËS LINDORE JANË TOKA HISTORIKISHT RUSE.
Moskë, Federata Ruse | “Territoret në Ukrainën lindore të pretenduara nga Moska janë toka historikisht ruse”. Kështu tha presidenti Vladimir Putin, i cituar nga agjencitë vendore të lajmeve, duke rritur kështu tensionet në negociatat për zgjidhjen e konfliktit. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN: RUSIA DHE UKRAINA MUND TË ARRIJNË MARRËVESHJE; RUSËT DHE UKRAINASIT JANË NJË POPULL I VETËM.
Moskë, Federata Ruse | “Rusia dhe Ukraina janë mjaft afër arritjes së një marrëveshjeje”. Kështu tha presidenti Vladimir Putin për gazetarin e entit mediatik “Vesti”, Pavel Zarubin, i cituar nga agjencia vendore e lajmeve “Tass”. Presidenti Putin vuri në dukje se rusët dhe ukrainasit janë, në fakt, një popull i vetëm. “Mendoj se mund të arrijmë një marrëveshje; jemi dakord për këtë”, - tha presidenti Putin. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohi
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | ZV.MINISTRI I JASHTËM SERGEI RIABKOV (RYABKOV): PO DISKUTOHET RRETH NJË SAMITI TREPALËSH TË MUNDSHËM.
Moskë, Federata Ruse | “Po diskutohet rreth një samiti të mundshëm midis presidentëve Vladimir Putin, Volodimir Zelenski dhe Danlld Tramp (Donald Trump)”. Kështu tha zv.ministri i jashtëm Sergei Riabkov (Ryabkov), duke iu përgjigjur një pyetjeje nëse kjo ishte ndër temat e takimit të djeshëm në Shën Petersburg midis të dërguarit të ShBA-ës Stiv Uitkof (Steve Witkoff) dhe presidentit Vladimir Putin (i cituar nga agjencia vendore e lajmeve “Interfax”). “Tema u ngrit, por ende n
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


