top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I NATO-s MARK RUTTE: BARRA E NDIHMËS PËR UKRAINËN BIE MBI GJASHTË OSE SHTATË ALEATË; KJO ËSHTË E PADREJTË.
Helsingborg, Mbretëria e Suedisë | “Një objektiv prioritar do të jetë ruajtja dhe forcimi i mbështetjes për Ukrainën në luftën e saj kundër pushtimit rus, dhe kjo kërkon që ndihma financiare dhe ushtarake të shpërndahet sa më drejtë të jetë e mundur midis aleatëve të NATO-s”. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e tha këtë me të mbërritur në takimin e Ministrave të Jashtëm. “Barra më e rëndë aktualisht po mbahet nga gjashtë ose shtatë aleatë dhe për këtë arsye duhet
Agjencia Telegrafike Vox
UKRAINË | PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: GODITËM NJË BAZË E FSB-së RUSE NË KHERSON; RRETH 100 TË VDEKUR DHE TË PLAGOSUR.
Kiev, Ukrainë | “Forcat speciale ukrainase goditën selinë e FSB-së ruse në fshatin Geniçeska Hirka, në Oblastin Kherson, duke shkaktuar rreth njëqind vdekje dhe plagosje”. Kështu shkroi Presidenti Volodimir Zelenski në rrjetin social virtual Iks X), duke i bashkëngjitur mesazhit të tij videon që tregon momentin kur dronët e Kievit godasin njëkohësisht ndërtesat në një fshat. “Rusët duhet të ndiejnë nevojën për t’i dhënë fund kësaj lufte”, tha ai. Nga z. Erton Duka. © Copyrigh
Agjencia Telegrafike Vox
REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË | MINISTRI I JASHTËM JOHANN VADEFUL (WADEPHUL): MARRIM PËRSIPËR PËRGJEGJËSITË TONA UDHËHEQËSE NË NATO.
Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | “Gjermania merr përsipër përgjegjësitë e saj udhëheqëse. Është e qartë; ndërsa rriten kapacitetet evropiane, detyrat brenda Aleancës duhet të ndryshojnë gjithashtu”. Kështu tha Ministri i Jashtëm Johann Vadeful (Wadephul) para një takimi të ministrave të jashtëm të NATO-s në Helsingborg, në dritën e reduktimit të trupave amerikane në Evropë. “Qëllimi është një ndarje e re e barrës që përputhet me potencialin ekonomik dhe ushtarak të G
Agjencia Telegrafike Vox
ITALI | GAZETARI I ENTIT MEDIATIK ITALIAN “IL FATTO QUOTIDIANO” ALESSANDRO MANTOVANI: IZRAELITËT NA RRAHËN; NA VUNË PRANGAT; NA LIDHËN ME ZINXHIR DERI NË KYÇET E KËMBËVE.
Romë, Itali | “Unë i durova rrahjet, Dario Karotenuto (Carotenuto) i duroi rrahjet, të tjerët duruan më shumë rrahje se ne. Kam parë njerëz me fraktura të dyshuara të krahëve dhe brinjëve. Pothuajse të gjithë ata që kaluan nëpër kontejnerin e hyrjes u rrahën dhe ne mund të dëgjonim britmat nga jashtë. Edhe hipja në bord ishte shumë më e dhunshme se në të kaluarën”. Kështu deklaroi gazetari i entit mediatik italian “Il Fatto Quotidiano” Alessandro Mantovani, në një audio të bo
Agjencia Telegrafike Vox
REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË | KANCELARI FEDERAL FRIDRISH MERC (FRIEDRICH MERZ): PROPOZOJ QË UKRAINA TË BËHET ANËTARE E SHOQËRUAR (ASOCIUAR) E BASHKIMIT EVROPIAN.
Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Në një letër drejtuar udhëheqësve të Bashkimit Evropian, Kancelari Federal Fridrish Merc (Friedrich Merz) propozon shoqërimin e Ukrainës me Bashkimin Evropian, përpara anëtarësimit të saj të plotë, gjë që do të kërkojë kohë. “Është e qartë se nuk do të jemi në gjendje ta përfundojmë procesin e pranimit në të ardhmen e parashikueshme, duke pasur parasysh pengesat e shumta dhe kompleksitetet politike të procedurave të ratifikimit”, shkr
Agjencia Telegrafike Vox
ZËDHËNËSI I SHËRBIMIT TË VEPRIMIT TË JASHTËM TË BASHKIMIT EVROPIAN ANUAR EL ANUNI (ANOUAR EL ANOUNI): TRAJTIMI I AKTIVISTËVE TË FLOTILJES ËSHTË I PAPRANUESHËM.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Trajtimi i aktivistëve të flotiljes në videon e ndarë nga Ministri Ben Gvir është krejtësisht i papranueshëm, siç e kanë treguar edhe kolegët e tij qeveritarë. Ndërsa ne kundërshtojmë flotiljet për shkak të rreziqeve që ato sjellin, çdo person i arrestuar duhet të trajtohet me siguri dhe dinjitet dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”. Kështu tha zëdhënësi i Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të Bashkimit Evropian Anuar El Anuni (Anouar
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E SPANJËS | KRYEMINISTRI PEDRO SANÇEZ (SANCHEZ): DO T’I KËRKOJMË BASHKIMIT EVROPIAN TË SANKSIONOJË MINISTRIN ITAMAR BEN GVIR; POSHTËRIMI I ANËTARËVE TË FLOTILJES ËSHTË I PAPRANUESHËM.
Madrid, Mbretëria e Spanjës | Kryeministri Pedro Sançez (Sanchez) do t'i kërkojë Bashkimit Evropian të sanksionojë ministrin izraelit Itamar Ben Gvir pas videos në të cilën ai tall anëtarët e Flotiljes, përfshirë 45 spanjollë. “Në shtator, unë shpalla ndalimin e hyrjes në vend për këtë anëtar të qeverisë izraelite. Tani do t’i propozojmë Brukselit që urgjentisht t’i ngrejë këto sanksione në nivel evropian”. Kështu tha Kryeministri Sançez (Sanchez) në rrjetin social virtual Ik
Agjencia Telegrafike Vox
SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I NATO-s MARK RUTTE: ZVOGËLIMI I TRUPAVE AMERIKANE NË EVROPË ËSHTË AJO QË PRISNIM.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Sa i përket kontributit të ShBA-ës në modelin e forcës së NATO-s, ky është një debat që u rifillua një vit më parë. Kjo është arsyeja pse Evropa po investon shumë më tepër. Për t'i dhënë fund në thelb varësisë së tepërt nga një aleat i vetëm kur bëhet fjalë për mbrojtjen e të gjithë territorit të NATO-s. Por mendoj se është pikërisht ashtu siç e prisnim”. Kështu tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në Bruksel në lidhje me redukt
Agjencia Telegrafike Vox
BASHKIMI EVROPIAN ARRITI MARRËVESHJE TREGTARE ME SHBA-ës.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Eurodeputetët dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje të përkohshme për të zbatuar marrëveshjen tregtare të përfunduar verën e kaluar me Shtetet e Bashkuara”. Presidenca qipriote e Bashkimit Evropian e njoftoi këtë veprim. “Këshilli dhe Parlamenti kanë arritur një marrëveshje mbi zbatimin e dispozitave tarifore të Deklaratës së Përbashkët BE-ShBA-ës të miratuar më 21 gusht 2025”, tha presidenca në një deklaratë.
Agjencia Telegrafike Vox
PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN) PATI BISEDË TELEFONIKE ME PRESIDENTIN REXHEP TAIP (RECEP TAYYIP) ERDOGAN.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leien (Leyen), zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip (Recep Tayyip) Erdogan. “Turqia është një partner kyç në një rajon në mes të krizës. Interesat tona bashkohen. Mbajtja e rrugëve tregtare të hapura, sigurimi i rrjedhës së energjisë dhe stabiliteti i zinxhirëve të furnizimit. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë së bashku për këto prioritete”. Kështu shkroi Pre
Agjencia Telegrafike Vox
NË MBLEDHJEN QË DO TË MBAHET NESËR NË SUEDI NGA NATO-ja PRITET QË SHBA-ës T’U KËRKOHET MË SHUMË QARTËSI MBI TË ARDHMEN E TRUPAVE USHTARAKE.
Bruskel, Mbretëria e Belgjikës | “Në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s që është planifikuar të zhvillohet në Helsingborg të Suedisë, duke filluar nesër, evropianët pritet t'u kërkojnë Shteteve të Bashkuara të Amerikës parashikueshmëri më të madhe në lidhje me planifikimin e tyre ushtarak dhe numrin e trupave që synon të lënë të stacionuara në Evropë, pavarësisht angazhimit të tyre në rritje në teatrot e tjera të operacioneve”. Kështu pohuan disa burime. Në thelb, asnj
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETI KARL (CHARLES) III-të DHE MBRETËRESHA KAMILË (CAMILLA) BËNË SOT NJË VIZITË TË PAPRITUR NË IRLANDËN E VERIUT.
Londër, Mbretëria e Bashkuar | Mbreti Karl (Charles) III-të dhe Mbretëresha Kamilë (Camilla) bënë sot një vizitë surprizë në Irlandën e Veriut, vendin historikisht më të trazuar nga katër kombet që përbëjnë Mbretërinë e Bashkuar. Pallati Bakingëm (Buckingham) njoftoi lajmin, duke botuar disa pamje. Vizita, duke vazhduar angazhimin e gjatë të monarkisë për pajtim, tani gati 30 vjet pas Marrëveshjes historike të Paqes së të Premtes së Madhe të vitit 1998 - e cila i dha fund faz
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


