UKRAINË | PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: GODITËM NJË BAZË E FSB-së RUSE NË KHERSON; RRETH 100 TË VDEKUR DHE TË PLAGOSUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 21
- 1 min read
Kiev, Ukrainë | “Forcat speciale ukrainase goditën selinë e FSB-së ruse në fshatin Geniçeska Hirka, në Oblastin Kherson, duke shkaktuar rreth njëqind vdekje dhe plagosje”.
Kështu shkroi Presidenti Volodimir Zelenski në rrjetin social virtual Iks X), duke i bashkëngjitur mesazhit të tij videon që tregon momentin kur dronët e Kievit godasin njëkohësisht ndërtesat në një fshat.
“Rusët duhet të ndiejnë nevojën për t’i dhënë fund kësaj lufte”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






















Comments