top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
KUBË | POPULLI DOLI NË DEMONSTRATA KUNDËR MUNGESËS SË ENERGJISË ELEKTRIKE; PARTIA KOMUNISTE U NDËRSEU BANDËN KRIMINALE TË QUAJTUR SIGURIMI I SHTETIT PËR TË KRYER ZHDUKJE PERSONASH.
Havanë, Kubë | Protesta të reja kundër ndërprerjeve të energjisë elektrike kanë shpërthyer në Havanë, ku banorët e disa lagjeve dolën në rrugë për të denoncuar krizën energjetike, mungesën e ujit dhe përkeqësimin e kushteve të jetesës. Sipas videove që qarkullojnë në mediat sociale, demonstratat që përfshinin cacerolazos dhe bllokimet e rrugëve u zhvilluan në lagjet e San Isidro, Sentro (Centro) Habana, Guanabakoa dhe San Miguel del Padron. Disa banorë kanë raportuar ndërprer
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | KOMANDA QENDRORE (CENTCOM): GODITËM INFRASTRUKTURA USHTARAKE DHE DEPOT NËNTOKËSORE TË ARMËVE TË IRANIT.
Uashington, Amerikë | “Forcat amerikane përfunduan natën e shtatë radhazi të sulmeve kundër Iranit”. Kështu njoftoi Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (Centcom) në rrjetin shoqëror virtual Iks (X). Ajo tha se goditi vende mbikëqyrjeje, infrastrukturë logjistike ushtarake, depo armësh nëntokësore dhe asete detare. Forcat amerikane përdorën avionë luftarakë, dronë dhe anije luftarake, ndër të tjera. “Mbi 50 mijë trupa amerikane janë të vendosura në të gjithë Lindjen e Mes
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | KRYETARI I BASHKISË SË JORKUT TË RI ZOHRAN MAMDANI: NQS KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU VJEN NË ASAMBLENË E PËRGJITHSHME TË OKB-së PO SHQYTROJ MUNDËSINË PËR TA ARRESTUAR.
Qyteti i jorkut të Ri, Amerikë | Kryetari i Bashkisë së Jorkut të Ri Zohran Mamdani, tha se administrata e tij po shqyrton arrestimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu nëse ai udhëton për në Jork e Ri, siç është planifikuar, për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në muajin shtator. “Unë besoj se kryeministri Netanjahu duhet të gjykohet në Hagë”, - tha kryetari i bashkisë Mamdani, duke iu referuar selisë së Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të Kombev
Agjencia Telegrafike Vox
UKRAINË | MIJËRA VETA PROTESTUAN NË KIEV KUNDËR SHKARKIMIT TË MINISTRIT TË MBROJTJES MIKHAILO FEDOROV.
Kiev, Ukrainë | Mijëra njerëz dolën në rrugët e Kievit këtë mbrëmje për të protestuar kundër shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes, Mikhailo Fedorov, me vendim të presidentit Volodimir Zelenski si pjesë e një riorganizimi të diskutueshëm të kabinetit. “Protestuesit u mblodhën në kryeqytetin ukrainas me flamuj dhe pankarta për të dytën ditë radhazi”. Kështu raportoi një gazetar i agjencisë franceze të lajmeve “Afp”. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne t
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | KËSHILLTARI USHTARAK I UDHËHEQËSIT SUPREM: DO TË HYJMË NË OFENSIVË NË SHKALLË TË PLOTË NËSE SULMET AMERIKANE DO TË VAZHDOJNË MË SHUMË SE 2 OSE 3 DITË.
Teheran, Iran | “Irani do të hyjë në një ofensivë në shkallë të plotë nëse sulmet amerikane do të vazhdonin për më shumë se dy ose tre ditë”. Kështu tha z. Mohsen Rezaei, këshilltari ushtarak i Udhëheqësit Suprem. “Irani nuk do të kënaqet më me hakmarrje të thjeshtë dhe asnjë kufi nuk do të jetë i sigurt”, këshilltari Rezaei. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | KOMANDA QENDRORE: FILLUAM SULME TË REJA KUNDËR IRANIT PËR TË SHTATËN NATË RADHAZI.
Uashington, Amerikë | Komanda Qendrore (Centcom) njoftoi se nisi një seri sulmesh kundër Iranit, për të shtatën natë radhazi. “Këto sulme synojnë të vazhdojnë të zvogëlojnë kapacitetet ushtarake iraniane, sipas udhëzimeve të komandantit të përgjithshëm”. Kështu njoftoi Komanda Qendrore në rrjetin shoqëror virtual Iks (X). Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E BASHKUAR | UDHËHEQËSI I PARË KATOLIK I PARTISË SË PUNËS (LABURISTE) ENDI BËRNEM (ANDY BURNHAM): JAM GATI PËR NDRYSHIM PAS 40 VITESH NEOLIBERALIZËM.
Londër, Mbretëria e Bashkuar | “Jam gati të qeveris dhe të promovoj një politikë ndryshimi në Mbretërinë e Bashkuar, pas 40 vitesh neoliberalizëm që nuk kanë qenë të sjellshëm me shumë njerëz dhe grupe shoqërore”. Kështu tha udhëheqësi i saposhpallur i Partisë së Punës (Laburiste) Endi Bërnem (Andy Burnham). “Ky është shansi ynë i fundit për ndryshim”, - tha ai. Udhëheqësi i parë katolik i vendit dhe i diplomuari i parë i Kembrixhit, pas një vargu banorësh të Dauning Stritit
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E BASHKUAR | PARTIA E PUNËS (LABURISTE) SHPALLI DEPUTETIN ENDI BËRNEM (ANDY BURNHAM) SI UDHËHEQËSIN E SAJ TË RI; NGA DITA E HËNË DO TË JETË KRYEMINISTËR.
Londër, Mbretëria e Bashkuar | Partia e Punës (Laburiste) Britanike kurorëzoi ish-kryetarin e bashkisë së Mançesterit dhe ish-ministrin Endi Bërnem (Andy Burnham), aktualisht deputet, me moshë 56 vjeç, si udhëheqësin e saj të ri, duke zëvendësuar kryeministrin në largim Keër Starmër (Keir Starmer), i cili dha dorëheqjen në qershor. Z. Bërnem (Burnham) u vlerësua falë mbështetjes dërrmuese të grupit parlamentar të shumicës dhe sindikatave të lidhura me Partinë e Punës (Laburis
Agjencia Telegrafike Vox
UKRAINË | PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: MINISTRI AKTUAL I BRENDSHËM IHOR KLIMENKO DO TË JETË SEKRETARI I RI I KËSHILLIT TË SIGURISË SË UKRAINËS.
Kiev, Ukrainë | Presidenti Volodimir Zelenski njoftoi se i ka ofruar ministrit aktual të Brendshëm Ihor Klimenko, pozicionin e Sekretarit të Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare të Ukrainës, një post që aktualisht mbahet nga ish-ministri i Mbrojtjes Rustem Umerov. “U takova me Ihor Klimenkon. I jam mirënjohës për punën që bëri në Ministrinë e Brendshme. Ai është përballur me sfida të shumta të vështira dhe përgjigjja e tij ka qenë gjithmonë efektive. Ihor Klimenko do
Agjencia Telegrafike Vox
PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) KA NJOFTUAR IZRAELIN PËR VENDOSJEN E AEROPLANËVE TË RINJ.
Uashington, Amerikë | “Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) e ka informuar Izraelin se po dërgon dhjetëra aeroplanë të tjerë për furnizim ajror me karburant, përpara një zgjerimi të mundshëm të operacioneve ushtarake kundër Iranit”. Kështu raportoi enti mediatik “Axios” (i përfolur si i lidhur me Intelgjencën amerikane) duke cituar tre zyrtarë amerikanë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacio
Agjencia Telegrafike Vox
REPUBLIKA POPULLORE E KINËS | MINISTRIA E JASHTME: AKUZAT E PRESIDENTIT DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) PËR NDËRHYRJE NË ZGJEDHJET AMERIKANE TRILLIME TË PASTRA.
Pekin, Republika Popullore e Kinës | Pekini i quajti akuzat e presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane trillime të pastra. Republika Popullore e Kinës akuzoi presidentin amerikan për trillime pasi ai pretendoi se Pekini kishte kompromentuar të dhënat e zgjedhjeve në ShBA-ës. “Pretendimet e bëra nga Shtetet e Bashkuara janë trillime të pastra dhe shpifje dashakeqe që prej kohësh janë vërtetuar si të pabaza”. Kështu tha zëdhënësi i Ministrisë
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | ZËDHËNËSI I KREMLINIT DMITRI (DMITRY) PESKOV: NUK KEMI NDËRHYRË KURRË NË ZGJEDHJET AMERIKANE.
Moskë, Federata Ruse | “Rusia i hedh poshtë vendosmërisht të gjitha akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet e ShBA-ës”. Kështu tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri (Dmitry) Peskov, në përgjigje të presidentit Danlld Tramp (Donald Trump), i cili e përfshiu Rusinë në listën e kërcënimeve ndaj zgjedhjeve në ShBA-ës. “Ne hedhim poshtë çdo akuzë dhe e bëjmë këtë me vendosmëri; Rusia nuk ka ndërhyrë kurrë në punët e brendshme të vendeve të tjera. Dhe ne presim që askush të mos përpiqet të n
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


