top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
IRAN | ZËDHËNËSI I USHTRISË MOHAMMAD AKRAMINIA: PO NDALOJMË SULMET HAKMARRËSE PASI SHBA-ës PEZULLUAN SULMET AJRORE NDAJ NESH.
Teheran, Iran | Irani njoftoi se kishte ndaluar sulmet hakmarrëse në rajon pasi Shtetet e Bashkuara pezulluan sulmet ajrore ndaj tij. Gjatë dy netëve të fundit, amerikanët i kanë ndaluar sulmet e tyre. “Meqenëse strategjia jonë bazohet në thelb në hakmarrje, ne gjithashtu kemi pezulluar operacionet tona”. Kështu tha zëdhënësi i ushtrisë Mohammad Akraminia në një intervistë në televizionin shtetëror. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me bot
Agjencia Telegrafike Vox
UKRAINË | PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: RUSIA DËSHIRON TË MARRË EDHE 30 MIJË USHTARË NGA KOREJA E VERIUT.
Kiev, Ukrainë | “Rusia dëshiron të marrë edhe 30 mijë ushtarë nga Koreja e Veriut; Pheniani po përgatitet gjithashtu të transferojë lëshues shtesë raketash balistike në Rusi”. Kështu njoftoi presidenti Volodimir Zelenski. Sipas tij, ky nuk është kërcënim jo vetëm për Ukrainën. Rusia po e ndihmon Korenë e Veriut të mësojë se si të zhvillojë luftë, të përmirësojë armët e saj dhe të fitojë përvojë luftarake në botën reale duke i përdorur ato. E gjithë kjo përbën një kërcënim për
Agjencia Telegrafike Vox
UKRAINË | PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: NGA RUSIA KA MBËSHTETJE TË RE PËR IRANIN.
Kiev, Ukrainë | “Do t'u jap udhëzime shërbimeve tona të inteligjencës që të ndajnë me partnerët tanë informacionin që kemi në lidhje me mbështetjen e re të Rusisë për regjimin iranian. Që nga fillimi i korrikut, ne kemi regjistruar mbikëqyrje intensive satelitore ruse të Shteteve të Gjirit dhe instalimeve ushtarake amerikane atje. Këto pamje më pas përfundojnë në Iran. Në të njëjtën kohë, ekziston një lidhje (korrelacion) e qartë midis pamjeve satelitore ruse të këtyre vendev
Agjencia Telegrafike Vox


PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DOANLD TRUMP) URDHËROI USHTRINË TË MOS KRYEJË SULME TË REJA NDAJ IRANIT.
Uashington, Amerikë | “Presidenti Danlld Tramp (Doanld Trump) urdhëroi ushtrinë amerikane të mos nisë sulme të reja ndaj Iranit të premten, duke i dhënë fund një serie gati dy-javore sulmesh të përditshme amerikane”. Kështu raportoi enti mediatik “Axios” (i përfolur si i lidhur me Inteligjencën amerikane). Vendimi i presidentit Tramp (Trump) erdhi pas 13 ditësh radhazi, gjatë të cilave ai kishte autorizuar operacione ushtarake kundër objektivave iraniane. Është e paqartë nëse
Agjencia Telegrafike Vox
TORINO | NJË GRUP AKTIVISTËSH RADIKALË SULMUAN KANTIERET E NDËRTIMIT TË LINJËS HEKURUDHORE TË SHPEJTËSISË SË LARTË TORINO-LION.
Torino, Itali | Kantieri i ndërtimit Torino-Lion në Kiomonte (Chiomonte) në Luginën e Susës u sulmuar në fronte të ndryshme nga disa qindra veta. Dy furgonë të karabinierëve u dogjën gjatë sulmit. Nuk dihet nëse ka të lënduar. Protestuesit janë të gjithë të veshur me të zeza dhe mbajnë helmeta dhe maska gazi. Forcat e rendit po i zmbrapsin sulmet, duke përfshirë edhe ato nga brenda kantierit të ndërtimit, me gaz lotsjellës dhe topa uji, ndërsa protestuesit po hedhin gurë dh
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | USHTRIA AMERIKANE SHTIU NDAJ NJË CISTERNE NAFTE QË PO PËRPIQEJ TË SHKELTE BLLOKADËN NË NGUSHTICËN E HORMUZIT.
Uashington, Amerikë | “Forcat amerikane hapën zjarr dhe neutralizuan një anije cisternë nafte ndërsa ajo përpiqej t'i shmangej bllokadës amerikane të porteve iraniane në Ngushticën e Hormuzit”. Kështu raportuan entet mediatike amerikane duke shtuar se ekuipazhi ishte përpjekur të thyente bllokadën të paktën katër herë më parë, sipas Komandës Qendrore (Centcom). Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i infor
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | ZËDHËNËSJA E MINISTRISË SË JASHTME RUSE MARIA ZAKHAROVA KRITIKOI MINISTRIN ITALIAN TË MBROJTJES GUIDO KROSETO (CROSETTO).
Moskë, Federata Ruse | “A nuk kishte ndonjë të aftë në Itali që mund ta këshillonte? Është për të ardhur keq që Osama bin Ladeni nuk jetoi aq gjatë sa ta shihte këtë; ai do të kishte qenë një këshilltar i shkëlqyer për qeverinë italiane”. Kështu deklaroi zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova në platformën shoqërore virtuale “Telegram”, duke komentuar intervistën e ministrit italian të Mbrojtjes Guido Kroseto (Crosetto), me entin mediatik “La Repubblica”, në
Agjencia Telegrafike Vox
VENEZUELË | MINISTRI I JASHTËM I FELIKS PLASENSIA (FÉLIX PLASENCIA) GONZALEZ: DENONCOJMË STATUTIN E ROMËS; TËRHIQEMI NGA GJYKATA NDËRKOMBËTARE PENALE.
Karakas, Venezuelë | “Venezuela ka konfirmuar vendimin e saj të pakthyeshëm për të denoncuar Statutin e Romës dhe për të filluar tërheqjen e saj përfundimtare nga Gjykata Ndërkombëtare Penale”. Kështu tha ministri i Jashtëm i Feliks Plasensia (Félix Plasencia) Gonzalez, në një deklaratë, duke shtuar se iniciativa u mor nën drejtimin e presidentes së përkohshme Delsi (Delcy) Rodriguez. “Venezuela beson se veprimet e Gjykatës pasqyrojnë paragjykime të provuara gjeografike, duke
Agjencia Telegrafike Vox
REPUBLIKA FEDERATIVE E BRAZILIT | PRESIDENTI LUIZ INACIO LULA DA SILVA: DUHET TË KEMI ARMË; KA TË ÇMENDUR QË DUAN TË BËJNË LUFTË.
Brasilia, Republika Federative e Brazilit | Presidenti Luiz Inacio Lula da Silva ka mbrojtur nevojën për forca të armatosura të përgatitura dhe të trajnuara mirë dhe një kapacitet më të madh mbrojtës kombëtar, duke thënë se ka njerëz të çmendur në botë që duan të bëjnë luftë, në një aludim ndaj presidentit Dandlld Tramp (Donald Trump). Presidenti Lula foli për mediat vendore gjatë një vizite në uzinën e kompanisë braziliane të mbrojtjes “Avibras Aeroco” në Jacarei, shteti Shë
Agjencia Telegrafike Vox
KUBË | PRESIDENTI MIGUEL DIAZ-KANEL (CANEL): GJITHË POPULLI USHTAR PËR T’U MBROJTUR NGA IMPERIALIZMI AMERIKAN.
Havanë, Kubë | Presidenti Miguel Diaz-Kanel (Canel) e quajti përgatitjen e mbrojtjes së Kubës përballë kërcënimit të vazhdueshëm të një agresioni të mundshëm amerikan një objektiv themelor. Në Ditën e Mbrojtjes Kombëtare, ai tha përgatitja ushtarake dhe rritja e kapacitetit operacional të forcave të përfshira në të ashtuquajturën “Lufta e të Gjithë Popullit” janë përparësi për vendin. Sipas Presidencës Kubane, Këshillat e Mbrojtjes Kombëtare, Provinciale, Bashkiake dhe Rajona
Agjencia Telegrafike Vox
UKRAINË | PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: ANIJET QË TRANSPORTONIN ARMË DREJT IRANIT U GODITËN NË DETIN KASPIK.
Kiev, Ukrainë | “Në një sulm ukrainas me rreze të gjatë veprimi, anijet e përdorura për të transportuar materiale lufte në Iran, si dhe një anije luftarake, u goditën në Detin Kaspik”. Kështu tha presidenti Volodimir Zelenski në një postim në rrjetin shoqëror virtual Iks (X), duke renditur objektiva të tjera ruse të goditura në orët e fundit nga sanksionet afatgjata të Ukrainës. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com |
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E HOLANDËS | SHTETET ANËTARE TË GJYKATËS NDËRKOMBËTARE PENALE SHKARKUAN NGA DETYRA PROKURORIN KARIM KHAN PAS AKUZAVE PËR NGACMIM SEKSUAL.
Hagë, Mbretëria e Holandës | “Shtetet palë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale kanë votuar për shkarkimin e z. Karim Khan nga posti i tij si prokuror pas akuzave për sjellje të pahijshme seksuale”. Kështu njoftoi agjencia kanadeze e lajmeve Rojtërs (Reuters). Sipas entit mediatik “Axios” (i Përfolur si i lidhur me Inteligjencën amerikane), 82 nga 125 shtetet palë të GJPN-së votuan në favor të shkarkimit të prokurorit, 13 kundër dhe 15 abstenuan. Prokurori Khan i ka mohuar vazhdi
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


