top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
KONFEDERATA E ZVICRËS | AMBASADORI IRANIAN DHE PËRFAQËSUESI I PËRHERSHËM NË OKB ALI BAHREINI: IZRAELI DUHET TË NDALET NË LIBAN OSE DO TË KETË PASOJA.
Gjenevë, Konfederata e Zvicrës | “ Ambasadori iranian dhe Përfaqësuesi i Përhershëm në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, Ali Bahreini, tha se Izraeli duhet të respektojë armëpushimin në Liban dhe se çdo sulm i mëtejshëm do ta ndërlikonte situatën dhe do të kishte pasoja ”. Kështu raportoi enti mediatik libanez “ L'Orient Le Jour ”. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
LIBAN | KRYQI I KUQ: QINDRA TË VDEKUR DHE TË PLAGOSUR NË BEJRUT PËR SHKAK TË SULMEVE AJRORE IZRAELITE.
Bejrut, Liban | “ Sulmet izraelite kanë shkaktuar më shumë se 300 vdekje dhe plagosje në Bejrut dhe në periferinë e tij jugore Dahieh, një bastion i Hezbollahut ”. Kështu tha kreu i Kryqit të Kuq Libanez për entin mediatik katarez “ Al Arabi ” - siç raportohet nga enti mediatik izraelit “ Haaretz ”. Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja, ndërsa spitalet në zonë janë nën presion të madh. Ministria libaneze flet për dhjetëra të vdekur dhe qindra të plagosur. Nga z. Ert
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | GARDA REVOLUCIONARE: ARRESTUAM DY SPIUNË TË MOSADIT NË PROVINCËN VERIORE TË SEMNANIT.
Teheran, Iran | “ Që nga Lufta Dymbëdhjetë Ditore, këta agjentë kanë mbajtur kontakt të vazhdueshëm me inteligjencën izraelite, duke dërguar informacione mbi vende strategjike nëpërmjet rrjeteve televizive disidente ”. Kështu u tha në një deklaratë të botuar nga agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve “ Tasnim ”, e cila, njoftoi se Garda Revolucionare kishte arrestuar dy spiunë të Mosad-it në provincën veriore të Semnanit. Sipas Prokurorit të Khorasanit, Javad Ilali, gjasht
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | GARDA REVOLUCIONARE: DUART I KEMI NË KËMBËZA GATI PËR T'IU PËRGJIGJUR SULMEVE; NUK U BESOJMË PREMTIMEVE TË ARMIKUT.
Teheran, Iran | Garda Revolucionare e Iranit tha se ishte gati t'i përgjigjej çdo sulmi të ri dhe i paralajmëroi partnerët rajonalë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër bashkëpunimit. “ Ne i kemi duart te këmbëza ”, tha ajo në një deklaratë. “ Ne nuk u besojmë premtimeve të armikut ”, thuhet në deklaratë - ku u tha gjithashtu se çdo agresion do të përballet me një përgjigje të nivelit më të lartë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim m
Agjencia Telegrafike Vox
LIBAN | BEJRUTI ME SKENA APOKALIPTIKE PËR SHKAK TË SULMEVE USHTARAKE TË IZRAELIT; VIKTIMA DHE PANIK NËPËR RRUGË.
Bejrut, Liban | “ Një valë masive izraelitësh goditi Bejrutin brenda pak minutash, duke prekur njëkohësisht disa lagje të kryeqytetit libanez, nga qendra në bregdet e deri në periferitë jugore ”. Kështu raportuan burime vendore dhe dëshmitarë okularë. Shpërthimet goditën zona me popullsi të dendur, duke shkaktuar panik tek banorët. Disa dëshmitarë përshkruan skena apokaliptike, me ndërtesa të dëmtuara ose të shkatërruara dhe re tymi të dukshme në disa pjesë të qytetit. Burime
Agjencia Telegrafike Vox
FORCA MBROJTËSE E IZRAELIT (IDF): PËRFUNDUAM VALËN MË TË MADHE TË SULMEVE NDAJ ORGANIZATËS TERRORISTE HEZBOLLAH QË NGA FILLIMI I LUFTËS.
Bejrut, Liban | Ushtria izraelite tha se përfundoi valën më të madhe të sulmeve ajrore kundër Hezbollahut në Liban që nga fillimi i luftimeve, duke goditur 100 objektiva në 10 minuta. Sipas Forcës Mbrojtëse të Izraelit (IDF), midis objektivave të goditura në Bejrut, Luginën Beqaa dhe Libanin jugor ishin selitë dhe zyrat e inteligjencës të përdorura nga organizata terroriste për të planifikuar sulme kundër trupave dhe civilëve izraelitë. Infrastruktura e njësive raketore dhe d
Agjencia Telegrafike Vox
FORCA MBROJTËSE E IZRAELIT (IDF) NDALOI SULMET NDAJ IRANIT POR JO KUNDËR ORGANIZATËS TERRORISTE HEZBOLLAH NË LIBAN.
Jeruzalem, Izrael | Forcat Ajrore Izraelite nuk kanë kryer asnjë sulm në Iran që nga ora 3 e mëngjesit, kur Forca Mbrojtëse e Izraelit (IDF) tha se kreu një seri sulmesh që synonin frenimin e zjarrit me raketa balistike iraniane ndaj Izraelit. Ndërkohë, ushtria thotë se vazhdon të luftojë kundër organizatës terroriste Hezbollah në Liban. “ Gjatë valës së sulmeve të gjera që goditën Iranin gjatë natës, luftëtarët e Forcave Ajrore Izraelite goditën vendet dhe lançuesit e raketa
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | KRYETARI I PARLAMENTIT MOHAMMAD BAGHER GHALIBAF ËSHTË EMËRUAR KRYENEGOCIATOR PËR BISEDIMET ME SHBA-ës NË PAKISTAN.
Teheran, Iran | “ Kryetari i Parlamentit, Mohammad Bagher Ghalibaf, është emëruar kryenegociator i Iranit përpara bisedimeve të së premtes me Shtetet e Bashkuara në Islamabad ”. Kështu raportoi agjencia iraniane e lajmeve “ Isna ” e cituar nga agjencia ruse e lajmeve “ Tass ”. Sipas agjencisë së lajmeve në fjalë, Zv/Presidenti i ShBA-ës J.D. Vens (Vance) do të kryesojë delegacionin amerikan. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www
Agjencia Telegrafike Vox
PAKISTAN | KRYEMINISTRI SHEHBAZ SHARIF: NJË ARMËPUSHIM DYJAVOR ËSHTË I NEVOJSHËM PËR MARRËVESHJE.
Islamabad, Pakistan | Kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif u bëri thirrje të gjitha palëve në konfliktin e vazhdueshëm në Lindjen e Mesme që të respektojnë një armëpushim dyjavor për të lejuar diplomacinë të arrijë një zgjidhje përfundimtare. Kryeministri Sharif u kërkoi autoriteteve iraniane të hapin Ngushticën e Hormuzit gjatë së njëjtës periudhë, si një gjest vullneti të mirë dhe i kërkoi Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) të zgjasë afatin për ndërhyrje në Iran me d
Agjencia Telegrafike Vox
IRAK | GAZETARJA AMERIKANE SHELLI (SHELLY) KITTLESON U LIRUA PAS NJË JAVE ROBËRIE.
Bagdad, Irak | “ Gazetarja amerikane Shelli (Shelly) Kittleson është liruar pas një jave robërie në Irak ”. Kështu raportoi enti mediatik “ New York Times ”, duke cituar dy zyrtarë irakianë të sigurisë dhe z. Kataib Hezbollah. “ Gazetarja Kittleson u lirua si shenjë vlerësimi për qëndrimin patriotik të kryeministrit irakian ”, tha milicia Kataib Hezbollah në një deklaratë - duke theksuar se Kittleson duhet të largohet menjëherë nga Iraku. Gazetarja Kittleson u lirua në këmbim
Agjencia Telegrafike Vox
IZRAEL | KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU: GODITËM HEKURUDHAT DHE URAT E PËRDORURA NGA GARDA REVOLUCIONARE PËR TË TRANSPORTUAR LËNDË TË PARA PËR ARMË DHE OPERATIVË QË NA SULMOJNË NE.
Jeruzalem, Izrael | “ Pilotët tanë sulmuan sot hekurudhat dhe urat e përdorura nga Garda Revolucionare për të transportuar lëndë të para për armë, armatime dhe operativët e tyre që na sulmojnë ne, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera në rajon ”. Kështu tha Kryeministri Benjamin Netanjahu në një video-deklaratë. “ Këto operacione nuk synojnë popullsinë iraniane, ato synojnë të vazhdojnë të dobësojnë dhe të godasin regjimin e përgjakshëm që e ka shtypur atë për 47 vjet. Ne po
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | SEKRETARI I KËSHILLIT SUPREM TË RINISË DHE ADOLESHENTËVE ALIREZA RAHIMI: I FTOJMË TË RINJTË FORMOJNË ZINXHIRË NJERËZORË RRETH TERMOCENTRALEVE.
Teheran, Iran | “ Një zyrtar iranian u bëri thirrje të rinjve të formojnë zinxhirë njerëzorë rreth termocentraleve sot në orën 14:00, në pritje të sulmeve të kumtuara nga Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) ”. Kështu raportuan entet mediatike ndërkombëtare. “ I ftoj të gjithë të rinjtë, atletët, artistët, studentët, studentët e universitetit dhe profesorët të mblidhen rreth termocentraleve, trashëgimisë sonë kombëtare dhe kryeqytetit tonë, pavarësisht nga çdo mendim politi
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


