ÇIFTI PRESIDENCIAL FRANCEZ PADITI NDIKUESEN AMERIKANE KENDEIS OUENS (CANDACE OWENS) PËR SHPIFJE | AJO PROPAGANDON SE ZONJA E PARË E FRANCËS KA LINDUR MASHKULL DHE KA NDËRRUAR GJININË ME OPERACION.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 23
- 1 min read

Paris, Francë | Presidenti francez Emanuel Makron dhe bashkëshortja e tij, Brixhit Makron (Brigitte Macron), kanë ngritur një padi për shpifje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër ndikueses (influencueses) amerikane Kendeis Ouens (Candace Owens) për përhapjen e gjerë të idesë në video se Zonja e Parë Brixhit Makron (Brigitte Macron) ka lindur burrë; por se ka kryer operacione mjekësore për ndërrimin e gjinisë.
Kjo propagandë e tyre (e përsëritur në rrjetet sociale virtuale që nga zgjedhja e parë e z. Makron në krye të Pallatit Elize në vitin 2017), është bërë virale, veçanërisht jashtë vendit, duke filluar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Që nga muaji marsi i vitit 2024, znj. Kendeis Ouens (Candace Owens) e ka bërë të vetën këtë lloj propagande, duke e sjellë në vëmendjen globale që nga janari i kaluar me një seri videosh të titulluara “Becoming Brigitte”.
Çifti presidencial e paditi sot për shpifje në një gjykatë në shtetin Dellëueër (Delaware), duke kërkuar që dëmshpërblimet shembullore të përcaktohen gjatë gjyqit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments