ENTI MEDIATIK “AXIOS”: PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) I THA PRESIDENTIT EMANUEL MAKRON SE PUTINI DËSHIRON TË MARRË GJITHÇKA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 14
- 1 min read
Updated: Aug 10

Uashington, Amerikë | “Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) i tha Presidentit Emanuel Makron se udhëheqësi rus Vladimir Putin dëshiron të marrë gjithçka, duke iu referuar një ofensive të re të planifikuar nga Moska në Ukrainën lindore”, raporton enti mediatik “Axios”, duke cituar një burim me njohuri të drejtpërdrejta të bisedës.
Sipas faqes amerikane të lajmeve, Presidenti Tramp (Trump) foli me Presidentin Makron (Macron) menjëherë pas një telefonate që pati me Presidentin Putin më 3 korrik të vitit 2025.
“Gjatë kësaj bisede, Presidenti Putin - përsëri sipas entit mediatik ‘Axios’ - i tha Presidentit Tramp (Trump) se po planifikonte një përshkallëzim tjetër në Lindje në 60 ditët e ardhshme, për të arritur kufijtë administrativë të rajoneve ku ai ka një prani të konsiderueshme”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments