top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ÇFARË DUHET PRITUR NGA SAMITI I NATO-s NË VILNIUS?

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 12, 2023
  • 6 min read

Vilnius, Lituani | Në Vilnius pritjet janë të larta, pasi udhëheqësit, partnerët e NATO-s dhe presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski, u takuan për samitin e tyre të parë historik të NATO-s në rajonin e Balltikut, vetëm një orë larg Rusisë dhe Bjellorusisë. Pas gati 18 muajsh të luftës së Rusisë në Ukrainë, gjatë së cilës vendet perëndimore i kanë ofruar Kievit me miliarda mbështetje ushtarake dhe financiare, aleatët e NATO-s përballen me pyetje se si të merren me pasojat në afat të gjatë. PAKETA E UKRAINËS. Udhëheqësit e NATO-s pritet të miratojnë një “paketë Ukrainë”, duke përfshirë krijimin e Këshillit NATO-Ukrainë (KUN), i cili, në selinë e NATO-s, konsiderohet si një përmirësim i marrëdhënieve me të gjithë anëtarët - përfshirë Kievin – ku ata do të ulen rreth tavolinës si të barabartë. Takimi i parë i këtij lloji do të mbahet në Vilnius, sipas agjendës së samitit. Pritet gjithashtu vazhdimi i Paketës Gjithëpërfshirëse të Asistencës (PGJA), një fond në të cilin anëtarët dhe partnerët e NATO-s kontribuojnë vullnetarisht për të financuar dërgesat e ndihmave jo-vdekjeprurëse. Dhe pastaj është çështja më e rëndësishme në sallën e takimeve të samitit: A do të marrë Ukraina një angazhim më thelbësor për t'u bërë anëtare e NATO-s? Anëtarësimi përfaqëson sigurinë afatgjatë që dëshiron Ukraina, dhe u premtua 15 vjet më parë, në samitin e Bukureshtit. Zyrtarët e lartë ukrainas kanë qenë më se të zëshëm se për Kievin, një tjetër premtim i paqartë nuk do të funksionojë këtë herë. Deri në minutën e fundit, diplomatët e NATO-s pritet të punojnë për formulimin e paragrafit në deklaratën që liderët do të miratojnë në samitin e tyre. “Ne po diskutojmë se si të përshkruajmë perspektivën e anëtarësimit”, tha një diplomat i NATO-s. KA AFËRSISHT 3 KAMPE. Kampi i Lindorëve – përfshirë Estoninë, Letoninë, Lituaninë, Poloninë, Republikën Çeke, Sllovakinë, Rumaninë, Bullgarinë – favorizon që “rruga drejt NATO-s” të përcaktohet lirshëm, në mënyrë që vendimi të mbetet në duart e vendimmarrësve politikë. Ata gjithashtu favorizojnë që Ukraina të mos vihet nën kushte të rrepta, dhe ata do të preferonin që liderët e NATO-s të sigurojnë që Kievit nuk do t'i duhet të ndjekë një “Plan veprimi për anëtarësim”, siç duhet normalisht anëtarët e ardhshëm. Kampi SHBA-Gjermani preferon të qëndrojnë larg çdo premtimi konkret. Nëse do të kishte ndonjë të tillë, korniza e procesit të anëtarësimit të ardhshëm të Ukrainës do të ishte më e rreptë. Sipas këtij konfigurimi, standardet dhe afatet kohore do të përcaktoheshin më qartë, dhe zyrtarët në nivel të NATO-s ose kombëtar do të vlerësonin nëse Kievi i ka përmbushur ato. Kjo mënyrë do të krijonte një hap shtesë në procesin e anëtarësimit, pasi ratifikimi, në fund të fundit, është kryesisht një vendim politik. Kushtet përfshijnë gjithçka nga ndërveprueshmëria e forcave të armatosura, deri te kontrolli mbi territorin e saj, dhe përfundimi i luftës. Kampi i tretë mbledh të gjithë anëtarët e tjerë të NATO-s, të cilët e gjejnë veten në mes, dhe mendimet e të cilëve ndryshojnë. Zyrtarët e NATO-s janë të vetëdijshëm se ka dy pengesa kryesore në përpjekjen e Ukrainës për t'u bashkuar me aleancën një ditë: lufta e vazhdueshme dhe nevoja për reforma demokratike dhe ushtarake përpara anëtarësimit. Kjo e fundit është relativisht e lehtë për t'u zgjidhur, veçanërisht me bisedimet e pranimit në BE, të cilat mund të fillojnë këtë vit, me gjasë duke zgjidhur shumicën e kritereve që do të ishin gjithashtu të rëndësishme për ne”, tha një zyrtar i NATO-s. Por përsëri, është e paqartë, se kur dhe si do të përfundojë lufta - dhe ky, në fund, do të jetë faktori vendimtar”, shtuan ata. Presidenti i SHBA Xho Baiden (Joe Biden), i cili vizitoi Londrën, të hënën (10 korrik), gjithashtu pakësoi më tej shpresat e Ukrainës. Gjatë fundjavës, ai e bëri të qartë se nga këndvështrimi i Uashingtonit, së pari, Ukraina nuk është ende gati për t'u anëtarësuar në NATO, së dyti, çdo anëtarësim i mundshëm mund të marrë pak kohë, dhe së treti, SHBA do t'u ofrojë ukrainasve garanci sigurie alla izraelite. Unë nuk mendoj se ka unanimitet në NATO nëse do të futet apo jo Ukraina në familjen e NATO-s tani, në këtë moment, në mes të një lufte”, tha presidenti Baiden. “Nëse e keni bërë këtë, atëherë, ju e dini – dhe dua të them atë që them – ne jemi të vendosur të angazhojmë çdo centimetër të territorit që është territor i NATO-s. Nëse lufta po vazhdon, atëherë të gjithë jemi në luftë. Ne jemi në luftë me Rusinë”, shtoi ai. GARANCITË E SIGURISË. Anëtarët e G7 po punojnë për një deklaratë gjithëpërfshirëse që i premton Ukrainës garancitë e sigurisë për të njoftuar, nëse është e mundur, përpara samitit, thanë tre diplomatë të NATO-s. Ajo do të garantonte Ukrainën se partnerët e saj “do t'i japin asaj mjetet për të mbrojtur veten; në pajisje në veçanti, (...) mund të jetë inteligjencë, mbështetje ekonomike, sanksione etj, tha Pallati Elize (Elysée), të premten (më 7 korrik). Ka të bëjë me sigurimin që ne të vazhdojmë të ndihmojmë Ukrainën siç po bëjmë aktualisht, jo vetëm tani, por në të ardhmen dhe afatgjatë”, thanë ata gjithashtu. Kjo deklaratë kufizuese, do të lejonte më pas marrëveshje më specifike dypalëshe, dhe shumëpalëshe, thanë diplomatët e NATO-s. Në qershor, vendet anëtare të BE-së premtuan angazhime sigurie për Ukrainën për herë të parë, por mbeti kryesisht e paqartë se çfarë do të thoshte kjo në praktikë. NDËRTIMI I NJË KOALICIONI F-16. Holanda dhe Danimarka, që kryesojnë koalicionin e avionëve luftarakë F-16 për Ukrainën, janë vendosur të njoftojnë më shumë përparim në ngritjen e trajnimit për pilotët ukrainas, dhe të Evropës Lindore, duke përfshirë më shumë detaje se cilat vende do të marrin pjesë. Trajnimi duhet të fillojë në Rumani gjatë verës, duke konfirmuar raportet e mëparshme, por paralajmëruan se mund të duhen muaj ose vite për të përfunduar. ANËTARËSIMI I SUEDISË. Në një përpjekje të fundit, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, të hënën (10 korrik), bëri një përpjekje tjetër për të ndërmjetësuar midis Suedisë dhe Turqisë, e cila u arrit me sukses. PLANET E MBROJTJES. Udhëheqësit e NATO-s janë vendosur të miratojnë planet e reja të aleancës ushtarake. Sipas skenarëve, komanda e NATO-s synon të mbledhë 300000 trupa për të penguar më mirë çdo sulm të mundshëm – shtatë herë më shumë se 40000 personeli aktual në dispozicion. Anëtarët e NATO-s kanë filluar të premtojnë personel dhe pajisje, duke përfshirë 1400 avionë luftarakë dhe 250 anije dhe nëndetëse. Por nevojitet më shumë punë, tha një zyrtar i lartë i NATO-s javën e kaluar. Shpresa është që të finalizohen planet përpara takimit të udhëheqësve, por Ankaraja po debaton mbi disa emërtime gjeografike në planet që lidhen me zonat mbi të cilat ajo po kundërshton sovranitetin e saj, thanë dy diplomatë të NATO-s. OBJEKTIVI I SHPENZIMEVE. NATO po kërkon të përcaktojë një angazhim të ri për shpenzimet e mbrojtjes në samitin e saj të Vilniusit, këtë javë, ndërsa anëtarët luftojnë për të përmbushur objektivat aktuale, ndërsa të tjerët pyesin se si llogaritet dhe nëse duhet të rritet. Anëtarët e NATO-s pritet të angazhohen për një shpenzim minimal prej 2% të PBB-së së tyre për mbrojtjen, dhe të vazhdojnë të rrisin shpenzimet edhe përtej kësaj pike, duke u zotuar për angazhimin e tyre të qëndrueshëm, në vend që të përpiqen drejt këtij qëllimi. Vetëm Luksemburgu do të përjashtohet nga arritja e objektivit. FOKUSIMI NË AZI-PAQËSOR. Si pjesë e vështrimit të NATO-s në Lindjen e Largët, liderët do të takohen me homologët e tyre nga Australia, Zelanda e Re, Japonia dhe Koreja e Jugut, në Vilnius, si shenjë solidariteti nga të dyja palët për sfidat e tyre rajonale, dhe kërcënimet nga Rusia, dhe Kina. Megjithatë, kur bëhet fjalë për hapjen e një zyre ndërlidhëse në Japoni, Franca nuk është në favor, është çështje parimi, tha Pallati Elize (Elysée), dhe bllokoi nismën javën e kaluar. NATO dhe AP4 po hartojnë gjithashtu të ashtuquajturat Programe Partneriteti të Përshtatura Individualisht (PPPI), të cilat mund të miratohen gjatë samitit, për të përmirësuar marrëdhëniet për çështje të ndryshme. PLANI I VEPRIMIT PËR PRODHIMIN E MBROJTJES. Në një shtytje për të rritur prodhimin evropian të mbrojtjes, udhëheqësit e NATO-s do të miratojnë gjithashtu një plan veprimi për të grumbulluar kërkesën, për të rritur kapacitetin dhe për të rritur ndërveprueshmërinë, njoftoi z. Stoltenberg javën e kaluar. Plani, synon të punojë në standardizimin dhe ndërveprueshmërinë e pajisjeve. Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page