top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ÇEKËT DHE SLLOVAKËT PËRKUJTUAN ME MBLEDHJE PUBLIKE “REVOLUCIONIN E KADIFENJTË” TË VITIT 1989 NË MBROJTJE TË VLERAVE DEMOKRATIKE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 18
  • 2 min read
ree

Pragë, Bratisllavë, Çeki, Sllovaki | Mijëra çekë dhe sllovakë festuan përvjetorin e “Revolucionit të Kadifenjtë” të vitit 1989, i cili, i dha fund dekadave të sundimit komunist në ish-Çekosllovaki, me protesta që paralajmëruan se vlerat demokratike ishin përsëri nën kërcënim.


Çekosllovakia u nda në mënyrë paqësore në vitin 1993 dhe të dy vendet kanë ruajtur marrëdhënie miqësore, duke u anëtarësuar të dyja në Bashkimin Evropian dhe në NATO.


Por shumë veta kanë frikë se perspektiva pro-perëndimore dhe demokratike e të dy vendeve është nën kërcënim.


Në Sllovaki, mijëra njerëz u mblodhën në kryeqytetin Bratislavë dhe në qytete të tjera në tubime të organizuara nga partitë e opozitës dhe grupet qytetare duke protestuar kundër asaj që ata e shohin si kthim prapa në demokraci dhe politika pro-ruse të kryeministrit Robert Fiko (Fico).


Kryeminsitri Fiko (Fico), i cili, po shërben mandatin e tij të katërt si kryeministër, ka mbajtur qëndrim pro-rus ndaj luftës në Ukrainë dhe ka udhëtuar vazhdimisht për të takuar Presidentin rus Vladimir Putin.


Ai ka hequr një zyrë të posaçme për të hetuar korrupsionin dhe krimet e rënda, ka marrë më shumë kontroll shtetëror mbi median publike dhe ka akuzuar veprimtarët (aktivistët) publikë për planifikimin e një grushti shteti.


Ai ka thënë gjithashtu se Bashkimi Evropian mund të shembet dhe se Sllovakia duhet të jetë e përgatitur për një skenar të tillë - duke shkaktuar kritika se po e prezantonte mundësinë e largimit nga Bashkimit Evropian në debat publik, megjithëse nuk ka sugjeruar që vendi duhet të largohet.


Zgjedhjet e 3-4 tetorit në Republikën Çeke u fituan nga partia populiste ANO e biznesmenit miliarder dhe ish-kryeministrit Andrej Babis, i cili, është përpjekur të formojë një qeveri me aleatë, përfshirë një parti të ekstremit të djathtë anti-Bashkim Evropian dhe anti-NATO.


Revolucioni i Kadifenjtë është festa politike kombëtare më e popullarizuar në Republikën Çeke dhe shënohet nga koncerte në rrugë, ekspozita dhe ndezja e qirinjve në rrugën “Narodni” të Pragës, ku policia rrahu studentët në një tubim paqësor në vitin 1989.


Këtë vit, mijëra njerëz u mblodhën gjithashtu në Sheshin e Qytetit të Vjetër të Pragës, duke mbajtur flamuj çek, të Bashkimit Evropian dhe të Ukrainës për të protestuar kundër z. Babis, për të cilin, kritikët thonë se ka konflikte interesi që rrjedhin nga zotërimet e tij të mëdha në biznes.


Protestuesit kritikuan gjithashtu propozimet për të shkurtuar ndihmën për Ukrainën dhe për të marrë kontroll më të madh mbi median publike dhe financimin e organizatave joqeveritare.


Qeveria që ndoshta do të formohet dëshiron të lirojë lidhjet tona me botën e civilizuar, me Evropën Perëndimore dhe me Bashkimin Evropian”, tha inxhinieri Martin Leska në tubimin e Pragës.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page