ÇEKI: PËRKUJTOHET 100-VJETORI I VDEKJES SË SHKRIMTARIT HEBRE GJERMANOFOLËS DHE BOHEM FRANZ KAFKA | VDIQ MË 3 QERSHOR 1924.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 3, 2024
- 2 min read
Pragë, Çeki | Në Republikën Çeke ka shumë ngjarje për njëqindvjetorin e vdekjes së shkrimtarit hebre gjermanofolës Franz Kafka, i cili ndërroi jetë më 3 qershor 1924.
Në Pragë, Instituti Gëte (Goethe) dhe disa institucione të tjera kanë organizuar një sërë aktivitetesh për të përkujtuar autorin dhe veprën e tij.
Muzeu i Letërsisë së kryeqytetit inauguroi ekspozitën “Lojërat e Franc Kafkës” ku prezantohen tekste letrare e biografike, si dhe dorëshkrime e dokumente kryesisht nga koleksionet e Memorialit të Letërsisë Kombëtare.
Ekspozita ofron një këndvështrim ndryshe nga imazhi i zakonshëm i autorit, ai i shfaqjes.
Ekspozita rrënon klishenë sipas së cilës shkrimtari Kafka ishte “një njeri i lodhur nga bota dhe i konsumuar nga fantazitë e çuditshme”.
Sipas redaktorëve, shkrimtari praktikoi një qasje të lirë dhe lozonjare ndaj ankthit ekzistencial që përjetoi.
Nga ky këndvështrim, ekspozita trajton ditarët dhe korrespondencën e Kafkës, tekstet letrare që shpeshherë tematizojnë elementin e lojës me lexuesin dhe përfaqësimin e tyre krijues në zhanre të ndryshme muzikore dhe artistike.
Pika kryesore e ekspozitës është origjinali i letrës së fundit të Kafkës, datë 2 qershor 1924, shkruar prindërve të tij një ditë para vdekjes së tij në sanatoriumin Kierling, Austri.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 15 shtator.
Ai i “Lojërave të Kafkës” nuk është i vetmi lajm për festimet e rezervuara për shkrimtarin bohem.
Regjisorja polake Agnieszka Holland ka përfunduar xhirimet e një filmi artistik si pjesë e një bashkëprodhimi çeko-gjerman-francezo-polak, ndërsa Muzeu i Komunitetit Hebre do të hapë nesër një ekspozitë nga topografi izraelit Oded Ezer me titull “Sekreti i Samsa-s”, nga emri i protagonistit të romanit të Kafkës “Metamorfoza”.
Qendra e Artit Bashkëkohor Dox në Pragë përkujton njëqindvjetorin me ekspozitën KAFKAesque, e cila zgjat deri në muajin shtator.
Ajo nuk ofron një vizion historik të veprës së shkrimtarit, por rreth tridhjetë artistë vendas dhe ndërkombëtarë paraqesin konceptin e tyre kafkian për botën bashkëkohore.
“Përmes syve të Franz Kafkës: mes imazhit dhe gjuhës” quhet ekspozita madhore që do të hapet për publikun pasnesër në Pilsen në galerinë Masne Kramy.
Kalendari përfshin prezantime librash, shfaqjesh dhe retrospektive të tjera.
Kafkës iu kushtua edhe edicioni i 29-të i Panairit të Librit.
Këtë vit panairi zgjodhi si moto një nga thëniet e tij: “Një libër duhet të jetë sëpatë për detin e ngrirë brenda nesh”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































