ÇEKI | ALARME PËR BOMBA NË KATËR AEROPLANË.

Pragë, Çeki | “Katër aeroplanë me destinacion Pragën janë kërcënuar në lidhje me praninë e pajisjeve shpërthyese në bord”.
Kështu njoftoi Policia, duke shtuar se e vlerësonte besueshmërinë e kërcënimeve si të ulët.
“Megjithatë, ne nuk e nënvlerësojmë kërcënimin, prandaj janë aktivizuar të gjitha masat e nevojshme të sigurisë, duke u përpjekur të minimizohet ndikimi tek pasagjerët dhe operacionet e aeroportit”.
Kështu kumtoi Policia në rrjetin shoqëror virtual Iks (X).
Autoritetet po përgatiten për uljen e katër avionëve në bashkëpunim me Aeroportin e Pragës.
Pas uljes, të gjithë aeroplanët do t'i nënshtrohen kontrolleve për asgjësimin e bombave.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit








Comments