ÇARMATIMI I HEZBOLLAHUT | GAZETA LIBANEZE “AN NAHAR”: I DËRGUARI I SHBA-ës DO TË VIZITOJË SË SHPEJTI LIBANIN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 14
- 1 min read

Bejrut, Liban | I dërguari amerikan Tomas Barak (Thomas Barrack) pritet të kthehet së shpejti në Liban, sipas gazetës libaneze “An Nahar”, e cila, shpjegon se një vizitë e tretë është e sigurt dhe mund të jetë vendimtare.
Uashingtoni dhe Bejruti kanë diskutuar prej javësh planin për të çarmatosur lëvizjen shiite pro-iraniane Hezbollah dhe për të rivendosur monopolin e armëve të shtetit libanez.
Gjatë vizitës së fundit të z. Barak (Barrack), Bejruti dorëzoi një dokument shtatëfaqësh mbi këtë çështje.
Në udhëtimin e tij të ardhshëm, diplomati mund të sjellë me vete përgjigjen e ShBA-ës dhe çdo rekomandim për zbatimin e projektit.
Sipas “An Nahar”, vizita e fundit e z. Barak (Barrack) ishte një stuhi, e cila, ka të ngjarë të nxisë debatin gjatë dy seancave të planifikuara nga Parlamenti libanez mbi politikat qeveritare.
Gjatë këtyre seancave, deputetët pritet gjithashtu të diskutojnë vendimin që çështja e çarmatimit dhe negociatat me z. Barrack të trajtohen nga Presidenti Zhozef Aun (Joseph Aoun), Kryeministri Nauaf (Nawaf) Salam dhe Kryetari i Parlamentit Nabih Berri (i cili është gjithashtu udhëheqësi i partisë shiite Amal, një aleate e Hezbollahut), në vend që të trajtohen nga Këshilli i Ministrave.
Z. Samir Geagea, udhëheqësi i partisë së krishterë maronite Forcat Libaneze (FL), në veçanti, është kritikuar ashpër kundër këtij vendimi, duke e quajtur atë jokushtetues dhe të paligjshëm.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments