ZËDHËNËSJA E PENTAGONIT KINGSLEI UILLSON (KINGSLEY WILSON): OPERACIONET KUNDËR DROGËS NË KARAIBE JANË TË LIGJSHME.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 58 minutes ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | “Operacionet tona në Karaibe kundër trafikantëve të drogës janë të ligjshme”.
Kështu tha zëdhënësja e Pentagonit, Kingslei Uillson (Kingsley Wilson) në një konferencë për shtyp.
“Në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, këmbënguli ajo.
“Admirali Frenk Bredlli (Frank Bradley) mori vendimin e duhur”, shtoi ajo më tej, lidhur me sulmin e diskutueshëm të 2 shtatorit ndaj një anijeje droge.
“Admirali ka mbështetjen e Sekretarit Hegsëth (Hegseth)”, tha ajo.
“Admirali do të raportojë para Komisioneve të Shërbimeve të Armatosura të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve të enjten në lidhje me sulmet e diskutueshme ndaj anijeve venezueliane të dyshuara për trafik droge”.
Kështu raporton enti mediatik “The Hill”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments