SEKRETARI I MBROJTJES I SHBA-ës PIT HEGSËTH (PETE HEGSETH): OPERACION I RI I KODUAR “SHTIZA JUGORE” PËR TË SHTYPUR NARKO-TERRORISTËT NË HEMISFERËN PERËNDIMORE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 14
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Sekretari i Mbrojtjes i ShBA-ës, Pit Hegsëth (Pete Hegseth), njoftoi një operacion të ri të koduar “Shtiza Jugore” për të shtypur narkoterroristët në Hemisferën Perëndimore.
Misioni do të udhëhiqet nga Task Forca e Përbashkët “Shtiza Jugore” dhe Komanda Jugore e ShBA-ës (SOUTHCOM) me qëllim mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara, largimin e narkoterroristëve nga hemisfera jonë dhe mbrojtjen e atdheut tonë nga drogat që po vrasin popullin amerikan.
Diktatori çavisto-komunist Nikolas (Nicolás) Maduro i bëri një thirrje publike Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) duke bërë thirrje për bashkim për paqe në kontinent, gjatë një marshimi pro-qeveritar në Karakas.
“Jo më shumë luftërave të përjetshme, jo më shumë luftërave të padrejta, jo më Libi, jo më Afganistan. Rroftë paqja”.
Kështu tha diktatori Maduro, duke iu drejtuar Shteteve të Bashkuara.
I pyetur nëse kishte një mesazh për Presidentin Tramp (Trump) diktatori çavisto-komunist tha se:
1- “Po, paqe. Po, paqe, duke përsëritur se nuk ishte i shqetësuar për një agresion të mundshëm ushtarak”.
“Ne jemi të zënë duke qeverisur me paqe”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments