ZËDHËNËSI I SHTËPISË SË BARDHË THA SE NUK MBËSHTETET NJË ARMËPUSHIM TASH PËR TASH.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 8, 2023
- 2 min read

Uashington, Amerikë | Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tha se ata nuk e mbështesin një armëpushim në këtë moment dhe se kjo do të përfitonte nga Hamasi. Sekretari amerikan i Shtetit Entëni Blinken (Antony Blinken) ka përshkallëzuar kundërshtimin e tij, ndaj një armëpushimi në Gaza, në komentet e bëra të mërkurën, duke thënë se: “ata që bëjnë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm kanë detyrimin të shpjegojnë se si të trajtojnë rezultatin e papranueshëm që ka të ngjarë të sjellë.”
Shumë nga shtetet arabe kanë bërë thirrje për një armëpushim të tillë – duke i vënë SHBA-të dhe aleatët e saj të G7-ës në mosmarrëveshje me partnerët e tyre rajonalë. Vërejtjet e sekretarit Blinken në një konferencë për shtyp, pas takimit ministror të G7, në Tokio, shkojnë më tej se komentet e tij në të kaluarën. Ai vazhdimisht ka thënë se SHBA-të nuk mbështesin një armëpushim, duke argumentuar se një ndalesë e tillë e pacaktuar e luftimeve do të lejonte Hamasin të rigrupohej dhe të sulmonte përsëri Izraelin, por, nuk i kishte thirrur në mënyrë eksplicite, ata që e mbështesin një të tillë. Sekretari Blinken të mërkurën theksoi pengmarrjen e Hamasit, një muaj më parë, dhe vuri në dukje se grupi është zotuar të përsërisë sulmin e 7 tetorit 2023 përsëri, përsëri, dhe përsëri. “Izraeli na ka thënë në mënyrë të përsëritur se nuk ka kthim prapa në tetor (7) 2023, përpara sulmeve barbare nga Hamasi – ne jemi plotësisht dakord”, tha ai të mërkurën. Diplomati i lartë amerikan tha se ai informoi homologët e tij të G7-ës, për udhëtimin e tij në Lindjen e Mesme, si dhe angazhimet e gjera të Presidentit Baidn (Biden) dhe ekipit të tij. “Ne të gjithë ramë dakord që pauzat humanitare do të çonin përpara objektivat kryesore”, vuri në dukje sekretari Blinken. Lajm në përditësim, ... Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)


























Comments