ZËDHËNËSI I KREMLINIT DMITRI (DMITRY) PESKOV: SHUMË POZICIONE TONAT PËRKOJNË ME ATO TË SHBA-ës; PO PUNOJMË; ECIM PËRPARA POR ME MATURI; ÇËSHTJET NUK MUND TË BËHEN PUBLIKE; DUHET TË MBETEN DISKRETE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 27
- 1 min read

Moskë, Federata Ruse | “Puna për Ukrainën nga Rusia dhe Shtetet e Bashkuara vazhdon, por ajo nuk mund të bëhet publike, mund të bëhet vetëm në mënyrë diskrete”.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri (Dmitry) Peskov e tha këtë në një intervistë për transmetuesin televiziv “Rossiya 1”, i raportuar nga agjencia e lajmeve “Interfax”, duke komentuar deklaratën e presidentit amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) se Krimea do të mbetet pjesë e Rusisë.
Z. Peskov shtoi se në qëndrimin e ShBA-ës për zgjidhjen e konfliktit ka shumë elementë që janë vërtet në përputhje me qëndrimin rus.
Z. Peskov po komentonte një deklaratë tjetër të presidentit Tramp (Trump), sipas së cilës, hyrja e mundshme e Kievit në NATO do të ishte shkaku i luftës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments