top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOMANDA QENDRORE E SHBA-ës (CENTCOM): BLLOKUAM 42 CISTERNA NAFTE NË NGUSHTICËN E HORMUZIT DUKE I SHKAKTUAR IRANIT 6 MILIARDË $ DËM FINANCIAR; 69 MILIONË FUÇI ME NAFTË.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Apr 30
1 min read

Uashington, Amerikë | “Sot, forcat amerikane arritën një moment të rëndësishëm, duke devijuar me sukses anijen e 42-të tregtare që përpiqej të shkelte bllokadën e Ngushticës së Hormuzit”.


Kështu u tha në një deklaratë nga Admirali Bred Kupër (Brad Cooper), kreu i CENTCOM-it (Komandës Qendrore të ShBA-ës që mbulon Lindjen e Mesme).


Aktualisht, 41 cisterna që mbajnë 69 milionë fuçi naftë nuk mund të shiten nga regjimi iranian.


“Kjo është një humbje e vlerësuar prej mbi 6 miliardë dollarësh, nga e cila, udhëheqja iraniane nuk do të jetë në gjendje të përfitojë ekonomikisht”, tha Admirali Kupër (Cooper).


“Bllokada e Ngushticës së Hormuzit është jashtëzakonisht efektive dhe forcat amerikane mbeten plotësisht të përkushtuara për zbatimin e saj të plotë”, tha Admirali Kupër (Cooper) në deklaratën e postuar në rrjetin social virtual Iks (X).


“Për më shumë se dy javë, forcat amerikane kanë zbatuar me sukses bllokadën, duke ndërprerë tregtinë brenda dhe jashtë Iranit, një dëshmi e punës së jashtëzakonshme të bërë nga ushtria jonë”, tha ai.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page