top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ZYRA E PROKURORIT PUBLIK EVROPIAN: HETIMET PENALE PARAPRAKE NDAJ ISH-PËRFAQËSUESES SË LARTË TË BASHKIMIT EVROPIAN FEDERIKA (FEDERICA) MOGHERINI MBËSHTETEN MBI NJË ANKESË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 6 hours ago
  • 1 min read
ree

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | Hetimi penal paraprak që përfshin ish-Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian Federika (Federica) Mogherini, Ambasadorin Stefano Sannino dhe kreun e Kolegjit të Evropës në Bruges, Çezare (Cesare) Zegretti, mbi dyshimet për keqpërdorim të fondeve për trajnimin e diplomatëve evropianë, rrjedh nga një ankesë e paraqitur në Zyrën Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) dhe më pas e dërguar në Zyrën e Prokurorit Publik Evropian (EPPO).


Vetë Zyra e Prokurorit Publik Evropian e bëri të ditur këtë.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page