top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJYKATA E BRUKSELIT: BURGIM TË PËRJETSHËM PËR SERBËT VESELIN VUKOTIÇ; ANDRIJA DRASHKOVIÇ; BOZHIDAR SPACIÇ | AKUZOHEN SE VRANË PËR MOTIVE POLITIKE VEPRIMTARIN E KOSOVËS ENVER HADRI NË VITIN 1990.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 7
  • 2 min read
ree

Bruksel, Belgjikë | Tre serbë u dënuan me burgim të përjetshëm për vrasjen e veprimtarit Enver Hadri, në Bruksel, në vitin 1990.

 

Gjykata e Assizes e Brukselit dënoi me burgim të përjetshëm të mërkurën në mbrëmje tre autorët e vrasjes së veprimtarit të shquar shqiptar, Enver Hadrit.

 

Të martën, z. Veselin Vukotiç dhe Andrija Draskoviç u shpallën fajtorë për ekzekutimin e krimit ndërsa z. Bozhidar Spaciç u shpall fajtor për urdhërimin e tij”, raporton enti mediatik “The Brussels Times”.

 

Z. Enver Hadri, kryetar i Komitetit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Kosovë, u vra në veturën e tij ndërsa ishte ndalur në semaforin e kuq në Saint-Gilles më 25 shkurt të vitit 1990.

 

Gjyqtarët profesionistë dhe të dymbëdhjetë juristët nuk kanë dhënë asnjë rrethanë lehtësuese për tre të dënuarit, duke i dënuar të gjithë me burgim të përjetshëm, dënimin maksimal.

 

Më 25 shkurt 1990, rreth orës 16:00, z. Enver Hadri ishte në veturën e tij, ndaloi në semafor të kuq, kur pranë tij u ndal një automjet tjetër.

 

Nga dritarja e pasagjerit të këtij automjeti u shti me armë zjarri ndaj tij (sipas disa dëshmitarëve). Z. Enver Hadri, atëbotë 49 vjeç u godit nga një plumb në kokë dhe vdiq.

 

Hetimi, i cili zgjati disa vite, arriti në përfundimin se ishte një atentat politik, i urdhëruar nga shërbimet inteligjente të ish-Jugosllavisë, me ndihmën logjistike të botës së krimit të Beogradit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page