top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AMERIKË | ZV/PRESIDENTI J.D. VENS (VANCE) U BËRI THIRRJE EVROPIANËVE TË MARRIN SERIOZISHT DEKLARIMET E PRESIDENTIT DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) NË LIDHJE ME GROENLANDËN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 21 hours ago
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Ajo që u them udhëheqësve evropianë është se:

1- Merreni seriozisht atë që thotë Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump)”.


Kështu tha Zv/Presidenti J.D. Vens (Vance) në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me Groenlandën.


Ai vuri në dukje se Sekretari i Shtetit Marko (Marco) Rubio është planifikuar të takohet me udhëheqësit e Danimarkës dhe Groenlandës javën e ardhshme.


Groenlanda është shumë e rëndësishme jo vetëm për mbrojtjen raketore amerikane, por edhe për mbrojtjen raketore globale.


Ne e dimë se ka kundërshtarë armiqësorë që kanë treguar interes të madh në atë territor të veçantë, atë pjesë të veçantë të botës.


Ne po u kërkojmë miqve tanë evropianë ta marrin më seriozisht sigurinë e asaj mase tokësore, sepse nëse nuk e bëjnë, Shtetet e Bashkuara do të duhet të bëjnë diçka.


Do t'ia lë Presidentit Tramp (Trump) të vendosë se çfarë do të jetë ajo masë”, tha Zv/Presidenti Vens (Vance).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page