top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ZV/KRYEMINISTRI ITALIAN SALVINI NGA TAKIMI ME KRYEMINISTRIN HUNGAREZ ORBAN: ËSHTË URGJENTE TË NDALET KONFLIKTI NË UKRAINË | SHPRESA AUTORITATIVE E PAPËS ËSHTË E PËRBASHKËT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 20, 2024
  • 3 min read

Budapest, Hungari | Rruga drejt paqes, për Patriotët, është ajo e treguar nga Papa. Matteo Salvini dhe Viktor Orban, në takimin e tyre kokë më kokë që zgjati mbi një orë në Budapest, ndajnë urgjencën e ndalimit të konfliktit në Ukrainë, siç shpresohet me autoritet edhe nga Ati i Shenjtë”, sipas përmbledhjes zyrtare të një takimi, që u mbajt në skenë pas rezolutës së Parlamentit Evropian për përdorimin në territorin rus të armëve të dërguara në Kiev, e cila, e përballoi edhe një herë shumicën me dallime të brendshme.

 

Rrugët e paqes, ka thënë disa herë Papa Françesku, mund të hapen me përkushtimin për dialog dhe negocim dhe duke u përmbajtur nga veprimet dhe reagimet e dhunshme.

 

Dhe si udhëheqësi i Lidhjes ashtu edhe kryeministri hungarez muajt e fundit janë përpjekur të distancohen nga strategjitë e mbështetjes së vazhdueshme ushtarake për Kievin, edhe pse Lidhja në Parlament nuk ka dështuar asnjëherë të votojë masat për zbatimin e saj.

 

Të dy, mbi të gjitha, ndajnë idenë se kthimi i Danlld Tramp (Donald Trump) në Shtëpinë e Bardhë do të përshpejtonte një pikë kthese në konflikt.

 

Aq shumë sa kryeministri Orban përfundoi misionin e tij të paqes të diskutueshëm që e çoi në Kiev, Pekin dhe Moskë, duke takuar manjatin dhe duke tërhequr zemërimin e partnerëve të tij evropianë në fillim të presidencës hungareze.

 

Salvini dhe Orban janë gjithashtu dy udhëheqës që mendojnë se janë në pikëpyetje.

 

Nuk dorëzohem”, u bë motoja e sekretarit të Ligës (Lidhjes), pas kërkesës për 6 vjet burg në gjyqin “Krahët e Hapur”.

 

Një aferë nga e cila pret të shpallet i pafajshëm sepse ka bërë detyrën. Hungazi e siguroi atë se një delegacion nga partia e tij do të jetë në Pontida dhe më pas në Palermo për fjalimin final dhe e përkufizoi atë si patriotin më të kërkuar të Evropës, një hero.

 

Megjithatë, pasi u kthye në Itali, kur Bruno Vespa e pyeti nëse pozicionet e kryeministrit Orban janë gjithnjë e më të largëta nga ato të qeverisë italiane, zv/kryeministri u përgjigj thatë: “Jemi dakord absolut për çështjet e punës, sigurisë, luftës kundër trafikimit në qeniet njerëzore dhe kërkesat për paqe”.

 

Në shumicë, megjithatë, jo të gjithë mendojnë në këtë mënyrë. Dhe aleatët e tij nuk e fshehin frikën e Ligës (Lidhjes) së udhëhequr nga gjenerali Vanaçi (Vannacci), nëse një ditë u duhet të përballen me zgjedhje vendimtare për dosjen e Ukrainës.

 

Për shembull, kur në buxhet do të diskutohet rritja e shpenzimeve të mbrojtjes, e cila ndoshta do të shkojë nga 1.46% e PBB-së në 1.6%.

 

Ose nëse do të lëshohej një paketë e re furnizimesh ushtarake. “Nuk po studiohet për momentin - shpjegojnë burimet qeveritare - por nëse presidenti Zelenski do të kërkonte mbështetje të re nga kryeministrja Meloni, nuk do të mohohet”.

 

Ndërkohë, me disa vonesa, sistemi i mbrojtjes ajrore Samp-T do të dorëzohet në Kiev deri në fund të muajit. Por, nënvizohet, nuk vihen në diskutim kufizimet e përdorimit të armëve italiane.

 

Përtej artilerisë, që supozohet se mund të ketë goditur pjesë të territorit përtej kufirit, ndalimi i qeverisë për përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi ndaj Rusisë mbetet i pandryshuar.

 

Disa burime parlamentare të mirëinformuara thonë se ndalimi nuk është i qartë, të tjera sigurojnë se rregullat e angazhimit janë të qarta dhe janë rishikuar nga Copasir (një organ i parlamentit italian i deleguar për të vëzhguar dhe mbikëqyrur veprimtaritë e agjencive italiane të inteligjencës).

 

Pozicioni ynë është kristal i qartë - arsyetimi që përdoret në qarqet ekzekutive - përtej konceptit të sulmit ose mbrojtjes, përdorimi i raketave me rreze të gjatë përtej kufirit ukrainas mund të shkaktojë rrezikun e përshkallëzimit”.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page