top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SUPERFUQIA E AMERIKËS ËSHTË TREGTIA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 4 min read
ree

Nga z. Gordon G. Çang (Chang*.

Uashington, Amerikë | Procesi është brutal, i shëmtuar dhe tepër i dhimbshëm në disa raste, por Kina dhe Shtetet e Bashkuara po i shkëpusin ekonomitë e tyre nga njëra-tjetra”, ka thënë për entin mediatik “Newsweek”, Xhonatan Bas (Jonathan Bass), drejtor ekzekutiv i kompanisë amerikane të shitjes së energjisë, “Argent LNG”.


Si Uashingtoni ashtu edhe Pekini po rikonfigurojnë marrëdhëniet tregtare, në mënyrë që të mos jenë të varur nga njëri-tjetri. Të dyja palët po e bëjnë këtë për arsye të sigurisë kombëtare.


Në fund të Luftës së Ftohtë, bizneset nuk kishin më nevojë të shqetësoheshin për barrierat politike ndaj tregtisë, sepse shtetet u bënë shumë më pak të shqetësuara për sigurinë kombëtare.


Tani, në një botë gjithnjë e më të turbullt, këto barriera po rikthehen.


Kina, për arsye politike, barrierat po i ndërton me shpejtësi.


Së fundmi ka shpallur - duke përmendur shqetësime për sigurinë kombëtare - kontroll më të rreptë mbi eksportet e mineraleve të rralla dhe artikujve të tjerë.


Për më tepër, Pekini nuk po blen sojë amerikane - një pikë e ndjeshme për presidentin Danlld Tramp (Donald Trump) - dhe po shmang gjithashtu blerjen e energjisë amerikane.


Njëkohësisht, Republika Popullore e Kinës po ndërton bllokun e vet tregtar.


Në përgjithësi, Pekini i ka futur vendet në borxhe në atë që e quan “Jugu Global”. Kjo taktikë i ka lidhur qeveritë me Kinën përmes financimeve të vështira kineze.


Udhëheqësit kinezë kanë qenë gjithashtu të aftë të joshin vendet, sidomos ato në Amerikën Latine dhe në Afrikë, në marrëdhënie “neo-koloniale” duke i përdorur ato si burime për minerale dhe produkte bujqësore, ndërsa kufizojnë blerjen e mallrave të prodhuara nga këto vende.


ShBA-ës nuk ka nevojë të kopjojë këtë model grabitqar të Kinës apo të ngatërrojë të tjerët në marrëdhënie të pabalancuara dhe të paqëndrueshme tregtare.


Amerika, që përfaqëson ndoshta deri në 34 për qind të shpenzimeve globale të konsumatorëve, ka një fuqi të jashtëzakonshme blerëse, veçanërisht sepse vendi vazhdimisht ka bilance tregtare të deficitit të lartë - për shembull, 1.2 trilion dollarë vitin e kaluar.


Kina përbënte 295.5 miliardë dollarë të atij deficiti.


Me fjalë të tjera, ShBA-ës ka pasuruar një regjim që e konsideron Amerikën si armike të saj.


Në maj të vitit 2019, gazeta kineze “People’s Daily”, publikimi më autoritar në Kinë, shpalli një “luftë popullore” të cilën Partia Komuniste e përkufizon si “luftë totale” kundër ShBA-ës.


Në vend që të forcojë një armik, Amerika mund të pasurojë aleatët duke blerë mallra diku tjetër - në atë që ish-sekretarja e Thesarit, Xhent Jelln (Janet Yellen), e quajti mbështetje për miq (friendshoring).


Në përputhje me idenë e Trampit (Trump) për të rigjallëruar lidhjet e Amerikës në Hemisferën Perëndimore, Uashingtoni duhet të shikojë marrëveshje të tjera, si CAFTA-DR - pakti i tregtisë së lirë të Amerikës me pesë vende të Amerikës Qendrore dhe një në Karaibe, Republikën Dominikane.


CAFTA-DR, e krijuar në vitin 2004, ka paraqitur një zhgënjim.


Uashingtoni, në një epokë optimiste të “angazhimit” me regjimin kinez, i kushtoi pothuajse fare pak vëmendje qëllimit për t’u siguruar që përfitimet të kanalizoheshin drejt vendeve në hemisferën e tij.


Raundi i Uruguait për negociatat tregtare hoqi një sistem kuotash për tekstile dhe veshje, një lëvizje që dëmtoi vendet më të varfra të botës, përfshirë ato në Hemisferën Perëndimore, dhe ndihmoi rivalët më të zhvilluar, si Kina”, tha për entin mediatik “Newsweek”, z. Alan Tonelson nga “RealityChek”.


Për më tepër, ShBA-ës vazhdimisht e rinovuan statusin e Kinës për “marrëdhënie normale tregtare” dhe e bënë të përhershme qasjen e saj në tregun amerikan, duke i hapur rrugën anëtarësimit të Pekinit në Organizatën Botërore të Tregtisë në muajin dhjetor të vitit 2001.


Megjithatë, Uashingtoni ende mund ta kthejë projektin CAFTA-DR në një sukses, nëse u jep qasje edhe më të favorshme vendeve nënshkruese të marrëveshjes.


Sipas një studimi të brendshëm të vitit 2020 të Bankës Inter-Amerikane të Zhvillimit, prodhuesit nga Amerika Latine çdo vit mund të zëvendësojnë deri në 80 miliardë dollarë të importeve amerikane nga Kina.


Megjithatë, aktualisht ata janë prapa në zëvendësimin e fabrikave kineze.


Por, ShBA-ës duhet të bëjë më shumë sesa thjesht të riorganizojë furnizuesit e tyre.


Çdo perandori e madhe ka rënë kur ka zhvendosur jashtë vendit prodhimin e mallrave”, tha z. Bass nga “Argent LNG”.


Amerika, e cila i zhvendosi fabrikat pas Luftës së Ftohtë, tani ka një mundësi për të rindërtuar bazën e vet prodhuese”.


Z. Bass përmendi Shërbimin Tregtar Amerikan të Departamentit të Tregtisë, i cili, ndihmon bizneset amerikane, të mëdha dhe të vogla, të shesin në tregje të huaja.


Kina u bë fuqi eksportuese falë fabrikave të vogla”, tha ai.


Ndërmarrjet e vogla amerikane nuk mund të furnizojnë sasitë që tani i ofrojnë kompanitë e mëdha kineze, por në shumë tregje të vogla të huaja sasia nuk ka rëndësi. Çmimi, reputacioni dhe inovacioni kanë rëndësi. Kompanitë tona mund ta mposhtin Kinën, veçanërisht sepse Trampi ka qenë i kënaqur ta shohë dollarin të bjerë”.


Duke i zëvendësuar fabrikat kineze, bizneset e vogla amerikane do të ndihmojnë në lidhjen e botës me Uashingtonin.


Në një kohë të konkurrencës së shtuar gjeopolitike, çdo shitje eksporti ka rëndësi.


Mënyra për t’u përballur me Partinë Komuniste të Kinës është përmes tregtisë, një treg eksporti, dhe mënyra për të rigjallëruar qytetet e vogla të Amerikës është të ndihmohet biznesi i vogël, njëri pas tjetrit”, tha z. Bass.


Aktualisht, Trampi po e riorienton politikën e jashtme dhe të mbrojtjes të Amerikës nga vendet e largëta drejt Hemisferës Perëndimore.


Pekini është më me ndikim në atë që ndonjëherë quhet “oborri i shtëpisë së Amerikës”, sepse Kina është partneri më i madh tregtar me shumicën e vendeve të rajonit.


Në fakt, Kina është partneri më i madh tregtar i Amerikës së Jugut dhe i dyti më i madh i Amerikës Latine.


Trampi mund ta ndryshojë shpejt këtë me ndihmën e bizneseve të vogla të shpërndara në të gjithë Amerikën.


*Autor i librave:

1- Plani i kuq: Projekti i Kinës për të shkatërruar Amerikën (Plan Red: China’s Project to Destroy America).

2- Kolapsi i afërt i Kinës (Coming Collapse of China).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page