top of page
E BARDHË SHIRIT.png

YLLI AMERIKAN I FILMAVE AKSION ÇAK (CHUCK) NORRIS VDIQ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 2 min read

Uashington, Amerikë | Ylli amerikan i filmave aksion, Çak (Chuck) Norris, vdiq”.


Familja e tij e njoftoi këtë lajm.


Një figurë kulturës amerikane pop (aktor, artist marcial dhe ikonë e filmave aksion të viteve '80 dhe '90) ai mbushi 86 vjeç më 10 mars.


Sipas entit mediatik amerikan “TMZ”, ai ishte shtruar në spital për një urgjencë mjekësore në orët e fundit.


Vetëm javën e fundit, ai kishte postuar fotografi në profilet e tij në mediat sociale virtuale duke boksuar me një trajner për ditëlindjen e tij.


Unë nuk plakem. Unë thjesht i përmbahem radhës. Asgjë më argëtuese se një stërvitje në një ditë me diell për të të bërë të ndihesh i ri. Mirënjohës që kam lënë një vit tjetër pas dhe që mund të vazhdoj të bëj gjërat që i donte”, shkroi ai.


Përpara se të bëhej i famshëm, ai ishte një kampion karateje i klasit botëror.


Në vitet 1960 dhe 1970, ai fitoi tituj të shumtë dhe hapi shkolla artesh marciale, madje duke stërvitur edhe personazhe të famshëm.


Publiku i gjerë e njeh atë më së miri për filmat aksion “Way of the Dragon” (1972), ku ai lufton me ish-aktorin Brus Li (Bruce Lee) në një skenë legjendare, dhe për serinë e filmave “Missing in Action Delta Force”.


Në vitet 1990 ai u bë edhe më i famshëm me serialin televiziv “Walker, Texas Ranger”, ku luan rolin e një rojtari të Teksasit i cili lufton krimin me arte marciale dhe një ndjenjë të palëkundur morali.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page