REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË | FILOZOFI JURGEN HABERMAS VDIQ; ISHTE NJË NDËR MENDIMTARËT MË ME NDIKIM TË KOHËRAVE TONA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | “Filozofi dhe sociologu gjerman Jurgen Habermas vdiq në moshën 96-vjeçare, në Starnberg, në Gjermaninë jugore”.
Kështu njoftoi shtëpia e tij botuese, “Suhrkamp”.
“Profesor universiteti, ai konsiderohej filozofi gjerman më me ndikim dhe më i njohur i kohës së tij, duke formësuar debatin intelektual për dekada të tëra”, e thënë kjo sipas entit mediatik gjerman “Bild”.
Librat e tij, nga “Njohuria dhe Interesat Njerëzore” te “Teoria e Veprimit Komunikues”, e bënë atë të famshëm në të gjithë botën.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments