VËZHGUESIT E OKB-së U PLAGOSËN NË KUFIRIN MES LIBANIT DHE IZRAELIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 30, 2024
- 1 min read
Rmeish, Liban | Katër vëzhgues të OKB-së nga misioni i mbikëqyrjes së armëpushimit UNTSO u plagosën në një sulm në Libanin jugor, afër vijës blu të demarkacionit me Izraelin.
Njëri nga katër të plagosurit është me kombësi libaneze. Tre të tjerët janë të kombësive të tjera.
Për momentin nuk ishte e mundur të identifikohej burimi i të shtënave, qoftë nga pala izraelite apo libaneze.
Episodi ka ndodhur në afërsi të Rmeishit.
Të plagosurit janë transportuar në spital.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)
























