top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VRASJE NË AZILIN E PLEQVE: “QYTETARI I NDERIT” I KAVAJËS ZYHDI SHEHI VRAU SHOKUN E DHOMËS VIRXHIL VESHON.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 8, 2024
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Z. Zyhdi Shehi, me moshë 78 vjeç, ka goditur sot në orët e para të mëngjesit (8 gusht 2024) disa herë me bastun hekuri pas një sherri të çastit shokun e tij të dhomës, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.


Z. Shehi, i lindur në vitin 1946, është një historian dhe shkrimtar i njohur për botime dhe publicistikë historike e letrare. Vitin e kaluar është shpallur “Qytetar Nderi” i Kavajës, ku iu dorëzua titulli nga autoritetet vendore bashkiake. Në ceremoninë e zhvilluar dallohej gjendja jo e mirë shëndetësore, teksa dridhet gjatë fjalës së mbajtur.

 

Ngjarja kriminale ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit.

 

Viktima është z. Virxhil Vesho, me 82 vjeç, i cili ka vdekur pas goditjeve dhe traumave në pjesën e kokës.

Viktima Virxhil Vesho.

Kumtohet se debati mes tyre ishte banal, teksa autori e ka akuzuar shokun se i zënë krevatin.

 

Të dy të moshuarit, sipas përfaqësuesve të azilit privat, vuanin nga skleroza.

 

Njoftim | Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, arrestuan në flagrancë shtetasin Z. Sh., 78 vjeç, banues në një azil privat, për të moshuarit, për veprën penale "vrasja me dashje", parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.

 

Për motive të dobëta, i dyshuari ka goditur disa herë me anë të një bastuni (shkop hekuri), shokun e tij të dhomës, shtetasin V. V., 82 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

 

Hetimeve i është bashkuar edhe Prokuroria, teksa po verifikohen rrethanat dhe shkaqet e krimit të rëndë. Oficerët po marrin në pyetje 78-vjeçarin Shehi, për të zbuluar motivin konkret që e shtyu të godiste shokun e dhomës.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page