top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VOTIME NË RUMANI PËR ZGJEDHJET E REJA PRESIDENCIALE | EKSTREMISTI I KRAHUT TË DJATHTË GEORGE SIMION ËSHTË FAVORIT - PAS PËRJASHTIMIT TË EKSTREMISTIT TJETËR KALIN GEORGESKU (CALIN GEORGESCU).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 11 hours ago
  • 2 min read

Bukuresht, Rumani | Në Rumani, qendrat e votimit u hapën në orën 7 të mëngjesit sipas orës lokale (6 të mëngjesit në Shqipëri) për zgjedhjet e reja presidenciale, të shpallura pas kaosit dhe polemikave që pasuan anulimin e zgjedhjeve të nëntorit të kaluar, me fitoren surprizë në raundin e parë të ekstremistit të krahut të djathtë Kalin Georgesku (Calin Georgescu).

 

Gjykata Kushtetuese, në një vendim sensacional vetëm dy ditë para balotazhit në fillim të dhjetorit, ndërhyri për të bërë të pavlefshëm suksesin e z. Georgesku për shkak të parregullsive financiare në fushatën e tij zgjedhore dhe ndërhyrjes së rëndë ruse të zbatuar përmes rrjetit social virtual “TikTok”.

 

Favoriti në votimin e sotëm, nga i cili u përjashtua z. Georgesku, është George Simion, gjithashtu një anëtar i së djathtës ekstreme nacionaliste, i cili, megjithatë nuk pritet të marrë shumicën prej 50% sot dhe do të shkojë në raundin e dytë të planifikuar për 18 maj.

 

Pro-rus, anti-BE dhe anti-NATO, kundër ndihmës së mëtejshme ushtarake për Ukrainën dhe, ashtu si z. Georgesku, shumë aktiv në TikTok, z. Simion - i cili është kreu i partisë së ekstremit të djathtë Aur (Aleanca për Bashkimin e Rumunëve) - i jepet nga sondazhet midis 29% dhe 34%.

 

Në raundin e dytë, atë mund ta sfidojë ose liberali Krin Antonesku (Crin Antonescu), të cilit, i njihet një konsensus që varion midis 21% dhe 26%, ose Nikusor Nicusor) Dan, kryebashkiak i pavarur i Bukureshtit dhe reformist pro-Bashkimit Evropian, të cilit, sondazhet i japin midis 19% dhe 23%.

 

Në një përqindje më të vogël është z. Viktor (Victor) Ponta, ish-kryeministër socialdemokrat, i cili, është anuar drejt pozicioneve nacionaliste.

 

Përafërsisht 19 milionë votues do të jenë në gjendje të votojnë deri në orën 21:00 sipas orës lokale (ora 20:00 në Shqipëri) në gati 19000 qendra votimi të ngritura në të gjithë vendin.

 

Komuniteti i madh i rumunëve jashtë vendit mundi të fillonte votimin dje, duke regjistruar një pjesëmarrje shumë të lartë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Commentaires

Noté 0 étoile sur 5.
Pas encore de note

Ajouter une note
bottom of page