VORË | JANI TANUSHI U ARRESTUA; SHTYPI ME MAKINË KËMBËSORIN KUJTIM LUKA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 25
- 1 min read

Vorë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Jani Tanushi.
Gjatë drejtimit të automjetit, përplasi për vdekje:
1- Z. Kujtim Luka (këmbësor).
Njoftim | Vorë/Informacion paraprak.
Me datë 25.08.2025, rreth orës 20:30, në dalje të Vorës, automjeti me drejtues shtetasin J. T., rreth 53 vjeç, ka përplasur këmbësorin shtetasin K. L., rreth 66 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)






























Comments