top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VORË | U ARRESTUA ROXHENSA KAPURANI (E NJOHUR EDHE SI MARINA FARA); TRE (3) GRAMË KOKAINË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 22
  • 2 min read

Updated: Aug 23

ree

Vorë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Znjsh. Roxhensa Kapurani, me moshë 39 vjeçe, e njohur edhe si Marina Fara.

 

Ajo është vajza e:

1- Z. Lul Kapurani (i njohur botërisht si figurë publike - atëhere kur ishte shumë e vështirë të bëheshe i tillë, për shkak të dhunës dhe të terrorit që ushtronte aparati shtetëror i diktaturës staliniste, i cili, shtypte çdo subjekt që mund të synonte të dilte në pah pa lejen e aparatçinjve të ish-Partisë së Punës).

2- Znj. Eli Fara, artiste, këngëtare e shquar e muzikës popullore shqiptare.

 

Njoftim | Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan, R. K., 39 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë i gjetën një sasi të dyshuar narkotike Kokaine, thuhet shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Lajm në përditësim, … 👇👇👇

 

Tiranë, Shqipëri | Sot (23.08.2025), në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë u zhvillua seanca gjyqësore për vleftësimin e arrestimit në flagrancë dhe shqiptimin e masës së sigurimit vetjak ndaj saj.

 

Gjykata shqiptoi:

1- Arrestimi çmohet i ligjshëm nga pikëpamja proceduriale panele.

2- Masë sigurimi vetjake “arrest shtëpie”.

 

Gjatë fjalës së saj, znjsh. Kapurani (Fara) deklaroi se:

1- Substancën narkotike nuk e kisha për ta tregtuar.

2- E kisha për konsum vetjak.


Agjencia Telegrafike Vox (Voks) do të vijojë ta përditësojë këtë artikull në varësi të ecurisë së procesit penal ndaj znjsh. Kapurani (Fara).

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page