VLORË: U ARRESTUA ERJON SEJDINI NGA TIRANA | IU KAP KOBURE “BERRETA” + TË TJERA...
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 5, 2023
- 1 min read

Lagjja “Hajro Çakërri”, Vlorë, Shqipëri | Z. Erjon Sejdini, 38 vjeç, me origjinë nga Tirana, u arrestua nga strukturat e Policisë së Shtetit në Vlorë, sepse, iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri e shkurtër (brezi) e llojit “Berretta”. Policia e Shtetit me të kryer arestimin e tij, kreu të tjera veprime të përcaktuara nga ligji, konkretisht, kontrolloi banesën e tij në Tiranë, ku u gjetën dhe u sekuestruan veshje kamuflazhi ushtarake dhe dy këllëfë pistolete. Veprimet policre u kryen mbështetur mbi të dhënat penale të vjela në rrugë agjenturore, sipas të cilave: “një i ri, i armatosur, lëvizte në këmbë në lagjen ‘Hajro Çakerri’, në Vlorë.” Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)































Comments