VLORË: MARIO SIMONI DHE LEONARD HAVARAJ U ARRESTUAN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 25
- 1 min read

Vlorë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Mario Simoni.
2- Z. Leonard Havaraj.
Njoftim | Si rezultat i operacionit u arrestua për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, shtetasi: M. S., 35 vjeç, me detyrë shef ekipi për lexuesit e matësave të energjisë elektrike, pranë OSSH Vlorë.
Ky shtetas u kap në flagrancë duke marrë 100 euro nga një subjekt privat, me qëllim favorizimin për pagesën e energjisë elektrike, nëpërmjet ndërhyrjes në aparatin matës.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë edhe shtetasi L. H., 42 vjeç, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi u konstatua së bashku me shtetasin M. S., duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Në kuadër të këtij operacioni, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 100 euro, 2 celularë dhe 1 automjet.
Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të mundshme të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments