VLORË: ENDRI HARUNI; IRFAN DALIPAJ; KLEDJAN BINJAKAJ; ERVIN FARIJA; MYSHTEAK IDRIZAJ U REFERUAN NË PROKURORINË VENDORE NGA POLICIA E SHTETIT SI SHKELËS PENALË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 2
- 2 min read

Vlorë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit referuan akte proceduriale penale në Prokurori për:
1- Z. Endri Haruni.
2- Z. Irfan Dalipaj.
3- Z. Kledjan Binjakaj.
4- Z. Ervin Farija.
5- Z. Myshteak Idrizaj.
Njoftim | Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, konkretisht Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në kuadër të kontrolleve në terren për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme dhe për verifikimin e ligjshmërisë së veprimtarive tregtare, kanë konstatuar 5 raste në shkelje.
Në lagjen “11 Janari” u konstatua se:
Shtetasi E. H. ushtronte aktivitet tregtar për dhënien me qira të automjeteve, në një hapësirë publike të zënë në mënyrë të paligjshme.
Shtetasi I. D. ushtronte aktivitetin tregtar të llojit “Fast Food”, po ashtu në një hapësirë publike të zënë në mënyrë të paligjshme.
Në lagjen “Uji i Ftohtë” u konstatua se:
Shtetasi K. B. ushtronte aktivitet tregtar për parkimin e automjeteve, pa qenë i pajisur me NIPT dhe pa kasë fiskale.
Shtetasi E. F. ushtronte po të njëjtin aktivitet, i papajisur me lejen e ushtrimit të aktivitetit dhe pa kasë fiskale.
Në lagjen “10 Korriku” u konstatua se:
Shtetasi M. I., 64 vjeç, ushtronte aktivitet tregtar për parkimin e automjeteve, në një hapësirë publike të zënë në mënyrë të paligjshme, i papajisur me lejen përkatëse dhe me punonjës të paregjistruar.
Për të pesta rastet nisi procedimi penal ndaj shtetasve E. H., 32 vjeç, I. D., 58 vjeç, K. B., 39 vjeç, E. F., 46 vjeç dhe M. I., 64 vjeç, për veprat penale “Pushtimi i tokës”, “Fshehja e të ardhurave”, “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore” dhe “Punësimi i paligjshëm”.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë do të vijojë kontrollet për të ndaluar çdo shkelje që cënon hapësirat publike.
Ftojmë qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments