VLORË | AKSIDENT AUTOMOBILISTIK TE TUNELI I “LLOGARASË”; DISA TË LËNDUAR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Tuneli i “Llogarsë”, Vlorë | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Një aksident automobilistik ngjau në brenda tunelit të Llogarasë.
Njoftim | Sot, më datë 23.04.2026, rreth orës 17:20, është marrë njoftim për aksidentin.
Sipas të dhënave paraprake, mjeti i parë tip BMW, me targa angleze, drejtohej nga një shtetas banues në Vlorë.
Ndërsa mjeti tjetër, tip Volvo, drejtohej nga një shtetas banues në Tiranë.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë Rrugore, ambulanca dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët kanë ndërhyrë për menaxhimin e situatës, ndihmën ndaj të lënduarve dhe garantimin e sigurisë në tunel.
Sipas informacioneve paraprake, disa persona kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Si pasojë e ngjarjes, qarkullimi në tunel është bllokuar përkohësisht, ndërsa autoritetet po punojnë për normalizimin e trafikut dhe largimin e mjeteve të dëmtuara, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)







Comments