top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI RRASHBULL; DURRËS | U ARRESTUAN DETAR RAMA DHE KADRI XHANI; HASHASH + KOKAINË + THIKË + SHKOP BEJZBOLLI + PARE KESH.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 2 min read
Detar Rama

Fshati Rrashbull, Durrës, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Detar Rama, me moshë 33 vjeç.

2- Z. Kadri Xhani, me moshë 27 vjeç.


Njoftim | Finalizohet operacioni i koduar “The Hill 2”.


Goditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike në plazhe dhe zona të ndryshme të Durrësit.


Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.


Sekuestrohen mbi 100 doza lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndara për shitje, shuma parash, 2 armë të ftohta dhe 3 celularë.


Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në DVP Durrës, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “The Hill 2”.


Gjatë operacionit u kapën në flagrancë, në fshatin Rrashbull, dhe u arrestuan shtetasit D. R., 33 vjeç, dhe K. Xh., 27 vjeç, të dy banues në Durrës, të cilët dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shitnin lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa.


Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në banesat e tyre, u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në mbi 100 doza, gati për shitje, një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga shitja e lëndëve narkotike, 2 armë të ftohta (1 shkop bejsbolli dhe 1 thikë) dhe 3 celularë.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim, dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta", thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page