VJENË | AGJENCIA NDËRKOMBËTARE PËR ENERGJINË ATOMIKE: NJË DRON GODITI KULLËN E FTOHJES SË CENTRALIT BËRTHAMOR RUS.

Vjenë, Austri | “Një dron goditi kullën e ftohjes së një njësie reaktori në centralin bërthamor Kursk në Federatën Ruse”.
Kështu kumtoi Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (International Atomic Energy Agency), në rrjetin shoqëror virtual Iks (X).
Agjencia bërthamore e OKB-së shtoi se njësia ishte në funksion në kohën e impaktit, por mënyra e saj e funksionimit ishte e pandryshuar dhe nuk shpërtheu zjarr.
“Të gjitha sulmet ndaj objekteve bërthamore janë të papranueshme, pasi ato mund të kompromentojnë sigurinë bërthamore pavarësisht se ku ndodhin”.
Kështu tha drejtori i përgjithshëm Rafael M. Grossi, duke përsëritur thirrjen e tij për përmbajtje maksimale për të shmangur rrezikun e një aksidenti bërthamor.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









Comments