TEHERANI KËRCËNON TË ZVOGËLOJË BASHKËPUNIMIN ME AGJENCINË NDËRKOMBËTARE TË ENERGJISË ATOMIKE (IAEA) TË OKB-së NË RAST SE MIRATOHET NJË REZOLUTË KUNDËR IRANIT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 10 hours ago
- 1 min read

Teheran, Iran | Teherani ka kërcënuar të zvogëlojë bashkëpunimin e tij me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) të OKB-së nëse miratohet një rezolutë anti-Iran gjatë takimit të Bordit të Guvernatorëve të agjencisë, i cili, fillon të hënën në Vjenë.
“Sigurisht, IAEA nuk duhet të presë që Republika Islamike e Iranit të vazhdojë bashkëpunimin e saj të gjerë dhe miqësor”, tha z. Behrouz Kamalvandi, zëdhënës i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, kur u pyet nga televizioni shtetëror se cili do të ishte reagimi i Iranit nëse miratohej një rezolutë e pafavorshme për vendin.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments