“VETËSHKATËRRIMI I IZRAELIT”: SKENARI ALARMUES I REVISTËS “FOREIGN AFFAIRS” (PUNËT E JASHTME).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 13, 2024
- 4 min read
Nga z. Fulvio Skalione (Scaglione).
Romë, Itali | Z. Aluf Benn është kryeredaktor i gazetës izraelite Haaretz, si dhe djali i një poeti të njohur, dhe nipi i një ushtari izraelit, që ra në Gaza në vitin 1955, nga i cili mori emrin.
Z. Benn shkroi një artikull për revistën amerikane Foreign Affairs me titull “Vetëshkatërrimi i Izraelit”, të cilin, duhet ta lexojmë të gjithë në këtë periudhë konfliktesh radikale dhe absurde.
Mbi të gjitha, ndërkohë që i vetmi interes duket se është të përcaktohet pak a shumë abuzivisht se kush është fajtori, dhe jo cili është fati i të gjithëve, duke filluar nga ai i Izraelit.
Artikulli i z. Benn nis nga një episod pak i njohur jashtë Izraelit, sado pak i mbajtur mend: vrasja në vitin 1956 e një izraeliti shumë të ri, njëzet e një vjeçarit Roi Rotberg, nga një grup palestinezësh.
Ishte z. Moshe Dayan ai që mbajti ceremoninë mortore, gjatë së cilës tha: “Le të mos fajësojmë vrasësit. Për tetë vjet ata qëndruan në kampet e refugjatëve të Gazës, dhe para syve të tyre, ne i shndërruam tokat dhe fshatrat ku ata dhe baballarët e tyre jetonin në pronat tona.”
Z. Dayan nuk ishte pacifist i butë, kujton z. Benn. Në vend të kësaj, ai ishte njeriu që në vitin 1950, kur armiqësitë kishin përfunduar dhe Izraeli ishte një shtet tashmë i njohur nga shumë vende, kishte organizuar dëbimin e komunitetit palestinez nga qyteti Al-Majdal, sot qyteti izraelit i Ashkelon-it.
I njëjti qytet nga i cili më pas u dëbuan anëtarët e familjes së z. Jahja Sinuar (Yahia Sinwar), liderit të Hamasit që organizoi dhe drejtoi masakrën e 7 tetorit 2023.
Ajo që z. Benn e quan “fatkeqësia më e keqe në historinë e Izraelit.”
Z. Ben nis nga historia dhe arrin në lajmet aktuale, për të bërë një konsideratë: Izraeli nuk do të jetë kurrë i sigurt pa gjetur një modus vivendi me palestinezët.
Dhe kërkimi i këtij modus vivendi është pikërisht ajo që kryeministri aktual Benjamin “Bibi” Netanjahu ka luftuar gjatë gjithë karrierës së tij politike.
Siç e dinë të gjithë, ai ka qenë prej kohësh njeriu që ka mbajtur postin e kryeministrit për kohën më të gjatë.
Z. Netanjahu, i cili, shkruan z. Benn, “i ka kushtuar të gjitha mandatet e tij dobësimit dhe margjinalizimit të lëvizjes kombëtare palestineze. Ai i premtoi popullit të tij se ata mund të përparojnë pa paqe. Ai e ka shitur vendin me idenë se mund të vazhdojë të pushtojë tokat palestineze përgjithmonë me kosto të ulëta, të brendshme dhe ndërkombëtare. Dhe as tani, pas 7 tetorit, ai nuk e ka ndryshuar mesazhin e tij.”
Në vitet e tij të gjata të pushtetit, shpjegon z. Benn, z. Netanjahu u tha izraelitëve se ishte e mundur të ndërtohej një cep i Perëndimit në Lindjen e Mesme, madje të gjente një marrëveshje me vendet arabe, thjesht duke lënë mënjanë palestinezët, duke zbatuar strategjinë “divide et impera” (përça dhe sundo) në përpjekje për të sterilizuar problemin.
Dhe e njëjta histori u propozua jashtë vendit: përplasjet e propozuara nga presidenti amerikan Bërek Oubemë (Barack Obama) ishin të paharrueshme, kur ai propozoi strategjinë “dy popuj, dy shtete”.
Një strategji dritëshkurtër dhe humbëse, e paaftë për të njohur se palestinezët kurrë nuk do të heqin dorë nga toka që ishte e tyre, e cila, nga ana tjetër është thelbësore për identitetin e tyre kombëtar.
Në emër të kësaj strategjie, kryeministri Netanjahu është përpjekur gjithashtu të ndryshojë shoqërinë izraelite, duke e zhvendosur ekuilibrin e saj gjithnjë e më në të djathtë.
Rezultati ishte paqëndrueshmëria e fortë (pesë zgjedhje politike në tre vjet e gjysmë), radikalizimi i debatit politik, një ndarje e brendshme që kulmoi me protesta të mëdha në rrugë kundër “reformës” së sistemit gjyqësor, e refuzuar përfundimisht nga Gjykata e Lartë.
Mbi të gjitha, z. Netanjahu arriti të përjashtojë nga diskutimi publik çështjen e paqes me palestinezët, e cila, për dekada kishte mbetur qendrore në jetën e Izraelit.
Përfundimi i z. Benn është i hidhur, por jo pa shpresë: “Në fund të fundit, pra, e ardhmja e Izraelit mund të duket shumë si historia e tij e fundit.”
Me ose pa z. Netanjahu, menaxhimi i konfliktit, dhe kositja e lëndinës do të mbeten politika shtetërore, që do të thotë më shumë pushtime, vendbanime dhe dëbime.
Kjo strategji mund të duket opsioni më pak i rrezikshëm, të paktën për një publik izraelit të shënuar nga tmerret e 7 tetorit 2023, dhe i shurdhër ndaj sugjerimeve të reja të paqes.
Por kjo do të çojë vetëm në katastrofa të mëtejshme. Izraelitët nuk mund të presin stabilitet, nëse vazhdojnë të injorojnë palestinezët, dhe të refuzojnë aspiratat e tyre, historinë e tyre, dhe madje edhe praninë e tyre.
Ky është mësimi që vendi duhet të kishte nxjerrë nga paralajmërimi i z. Dayan. Izraeli duhet “t'u drejtohet palestinezëve, nëse dëshiron një bashkëjetesë të jetueshme dhe të respektueshme.”
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



















































Comments