VEPRIMTARIA EKONOMIKE E KRYER ONLINE U FUT NË SKEMËN TATIMORE | DETYRIME TË REJA PËR BLOGERËT DHE NDIKUESIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 7 hours ago
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Ndryshimet e fundit ligjore të botuara në Fletoren Zyrtare, si pjesë e paketës fiskale, shtrihen tashmë në aktivitetin ekonomik edhe në internet, duke përfshirë blogerët, influencerët dhe çdo individ që gjeneron të ardhura përmes platformave online.
Sipas ligjit të ri, çdo subjet që fiton të ardhura nga aktiviteti online konsiderohet subjekt tregtar; është i detyruar të botojë në faqen ose profilin e tij në rrjetet sociale virtaule të dhënat bazë të identifikimit, përfshirë NIPT-in, emrin e subjektit, adresën dhe kontaktin.
Ndryshimet në ligjin për procedurat tatimore përcaktojnë edhe mënyrën se si administrata tatimore do të identifikojë dhe kontrollojë aktivitetin ekonomik online.
Pas një njoftimi zyrtar nga tatimet, individët që gjenerojnë të ardhura në rrjetet sociale virtuale do të duhet të formalizojnë aktivitetin e tyre.
Identifikimi i tyre do të bëhet kryesisht përmes të ardhurave të depozituara në llogaritë bankare personale.
Ligji parashikon masa të forta ndëshkuese për rastet e moszbatimit.
Nëse brenda 15 ditëve nga marrja e njoftimit zyrtar nuk botohen të dhënat e kërkuara, administrata tatimore i kërkon AKEP-it bllokimin e llogarive në rrjetet sociale, si dhe aplikimin e gjobave përkatëse në rast kundërshtimi.
Nevoja për këto ndryshime u diktua edhe nga kontrollet e ushtruara nga administrata tatimore.
Sipas të dhënave zyrtare, vetëm nga monitorimi vjetor janë identifikuar rreth 100 profile në rrjete sociale që gjatë vitit 2025 kanë gjeneruar mbi 33 milionë euro të ardhura, të depozituara në llogari bankare individuale.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































header.all-comments