top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VENEZUELË | TË AFËRMIT/ET E TË BURGOSURVE POLITIKË I DHANË FUND GREVËS SË URISË PAS 134 ORËSH; U ZOTUAN SE DO TA VAZHDOJNË PROTESTËN DERISA TË GJITHË TË JENË TË LIRË NGA BURGJET POLITIKE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 1 min read

Karakas, Venezuelë | Të afërmit e të burgosurve politikë në Venezuelë kanë njoftuar përfundimin e grevës së tyre 134-orëshe të urisë jashtë burgut Zona 7, në zonën metropolitane të Karakasit, ku ndodhet Policia Kombëtare Bolivariane në Boleita, shteti Miranda.


Megjithatë, ata njoftuan se protesta (e cila u ndërpre pasi ligji i amnistisë u miratua në Parlament) do të vazhdojë në një format të ndryshëm derisa të lirohen të gjithë të paraburgosurit.


Lufta nuk ka ndaluar këtu; ne vazhdojmë sepse motoja dhe thirrja jonë e betejës është: ‘Të gjithë duhet të jenë të lirë’”.


Kështu tha znj. Jesi Orozko (Yessy Orozco), vajza e veprimtarit politik Fernando Orozko (Orozco), në një video të shpërndarë në mediat sociale virtuale nga Komiteti për Lirinë e Luftëtarëve Socialë.


Ne do të bëjmë hapin tjetër. Nuk do të jetë më një grevë urie, por një agjërim i synuar”, shtoi ajo, duke vënë në dukje se disa nga protestuesit ishin detyruar të tërhiqeshin gjatë ditëve për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tyre shëndetësore.


Ne kemi miratuar tashmë një ligj për amnisti; megjithatë, derisa të zbatohet, ne nuk do të largohemi që këtej. Lufta jonë do të vazhdojë deri në fund”, tha ajo.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page