VENEZUELË | AMNESTY INTERNATIONAL I KËRKON DIKTATORIT ÇAVISTO-KOMUNIST NIKOLAS (NICOLÁS) MADURO QË TË LIROJË TË BURGOSURËN POLITIKE EMIRLENDRIS BENÍTEZ; U ARRESTUA; U TORTURUA; U DËNUA 30 VJET BURG.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 7
- 2 min read
Updated: Aug 8

Karakas, Venezuelë | Amnesty International i ka bërë thirrje Presidentit diktator çavisto-komunist të Venezuelës Nikolas (Nicolás) Maduro Moro që të lirojë të burgosurën politike Emirlendris Benítez.
“Ne kujtojmë se dje ajo përfundoi shtatë vjet paraburgim mizor. Ajo është një nënë, motër dhe pronare biznesi e cila u arrestua dhe u torturua në mënyrë arbitrare në vitin 2018.
Ne kërkojmë lirinë e saj, ndërsa është e ndaluar padrejtësisht, që të marrë kujdes mjekësor urgjent”, denoncoi Amnesty International në mediat e saj sociale.
Znj. Benítez u dënua nga sistemi i drejtësisë venezueliane me 30 vjet burg pasi u akuzua për pjesëmarrje në komplotin e dyshuar për të sulmuar diktatorin çavisto-komunist Maduro gjatë festimit të përvjetorit të Gardës Kombëtare më 4 gusht 2018, të cilin, regjimi e quajti incidenti me dron.
Në kohën e arrestimit të saj, në një pikë kontrolli policor, pronarja e biznesit ishte 38 vjeç dhe punonte si shofere taksie me partnerin e saj Jolmer Eskalona (Yolmer Escalona), në Karakas, raporton faqja e internetit “Diario Las Americas”.
Gazetarjakaru Jonekura (Kaoru Yonekura) nisi një apel në llogarinë e saj në rrjetin social virtual Iks (X) duke denoncuar se:
1- “Znj. Benítez u arrestua, u zhduk dhe u torturua ndërsa ishte shtatzënë.
Ajo humbi foshnjën e saj. Mezi ecën. Në vitin 2022, ajo u dënua me 30 vjet burg. Nuk ka prova që e lidhin atë me rastin e dronit.
Asgjë nuk mund t'i zhbëjë këto shtatë vjet. Lirojeni atë”.
Pesë vjet më parë, Komisioni Ndëramerikan për të Drejtat e Njeriut i kishte dhënë tashmë masa paraprake për shkak të shëndetit të saj delikat.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments