KARAKAS | GRUPET PARAUSHTARAKE TË NJOHURA SI “COLECTIVOS” (TË LIDHURA ME PARTINË SOCIALISTE TË BASHKUAR TË VENEZUELËS) SULMUAN FIZIKISHT NËNAT + MOTRAT + BASHKËSHORTET E TË BURGOSURVE POLITIKË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 6
- 1 min read
Updated: Aug 8

Karakas, Venezuelë | Në Venezuelë, paraushtarakë të veshur civilë sulmuan një grup nënash, grash dhe motrash të të burgosurve politikë, të cilat, po mbanin një tubim jashtë Gjykatës Supreme në Karakas gjatë natës.
Organizatat e të drejtave të njeriut e kanë denoncuar incidentin.
Vigjilja u organizua nga anëtarë të familjeve dhe aktivistë që i përkasin “Komitetit të Nënave në Mbrojtje të së Vërtetës”, të cilat, u mblodhën në një shesh përpara gjykatës në qendër të kryeqytetit.
“Nënat u sulmuan me sende të mprehta dhe u shqelmuan nga anëtarë të një grupi paraushtarak”, raportoi OJQ-ja Provea.
Këto grupe, të quajtura “Colectivos”, janë të lidhura me Partinë Socialiste të Bashkuar të Venezuelës dhe organizatat e saj, dhe akuzohen për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut në forumet ndërkombëtare.
“Parrulat e ngritura përpara selisë së Gjykatës u shkatërruan dhe shumë nga protestuesit ishin viktima të vjedhjeve dhe sulmeve të tjera”, tha “Provea”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments