VENECIA MIRATOI BILETËN E HYRJES | REZERVIM ONLINE + 5 € PËR PERSON.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 12, 2023
- 1 min read

Venecia, Itali | Prova, që zgjat 30 ditë, do të fillojë në pranverën e viti 2024, me rezervim online, dhe do të kushtojë 5 € për person.
Venecia i tha po biletës së hyrjes. Miratimi me 24 vota, pro dhe 12 kundër, nga Këshilli Bashkiak, i rregullores për tarifën e aksesit, të futur me ligj të vitit 2019.
Bileta e qasjes (aksesit), përbëhet nga rezervimi online, dhe pagesa prej pesë eurosh për person. Eksperimentimi do të nisë në pranverën e vitit 2024, dhe në këtë fazë të parë, do të ketë të bëjë me 30 ditët e fluksit turistik “më të rëndësishëme” të vitit.
Përjashtohen banorët, turistët e hoteleve, dhe kategoritë e tjera, që hyjnë në qytet në baza ditore.
“Duhet t'i tregojmë botës se për herë të parë diçka po bëhet për Venecian, deklaroi kryebashkiaku Luixhi Brunjaro (Luigi Brugnaro).”
Gjatë seancës së Këshillit Bashkiak, e cila zgjati mbi pesë orë, pati protesta si nga qytetarët ashtu edhe nga partitë e pakicave.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)
























Comments