top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VEGANËT VANDALIZUAN PORTRETIN ZYRTAR TË MBRETIT KARL (CHARLES) ME QËLLIM NDËRGJEGJËSIMIN PËR DHUNËN NDAJ KAFSHËVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 11, 2024
  • 2 min read
ree

Londër, Britani e Madhe | Portreti i parë zyrtar i Karlit (Charles) III që nga kurorëzimi i tij (ai sataniku, siç e kishin përcaktuar disa kritikues për shkak të gjithë asaj të kuqes që mbështjell sovranin dhe që duken si flakët e ferrit), u vandalizua nga aktivistët veganë edhe një muaj nga prezantimi i tij.

 

Dy anëtarë të Animal Rising mbuluan pikturën e mbretit të Xhanëthen Jiut (Jonathan Yeo) me ngjitëse nga seriali i animuar Uolleis (Wallace) dhe Grom.

 

Ata hynë në galerinë Fillip Moulld (Philip Mold) në Londër dhe me rula ngjitën fytyrën e Uolleisit (Wallace) në atë të mbretit Karl (Charles) III, ndërsa, më poshtë në të djathtë, ngjitën karikaturën në telajo: “Jo djathë, Gromit. Shikoni gjithë këtë mizori në fermat RSPCA.

 

Përmes një hetimi në 45 ferma të botuar të dielën e kaluar, Animal Rising ka nxjerrë në pah dështimet e Shoqërisë Mbretërore për Parandalimin e Mizorisë ndaj Kafshëve kur bëhet fjalë për mirëqenien e kafshëve në ferma dhe veprimet demonstruese, sipas Shoqatës për të drejtat e kafshëve që synon të tërheqë vëmendjen ndaj mizorive të kafshëve, duke luajtur në personazhet Uolleisit (Wallace) dhe të Gromit të dashur nga mbreti, si dhe statusi i tij si Mbrojtësi Mbretëror i RSPCA.

 

Aktivisti i fushatës Deniëll Xhanipër (Daniel Juniper), i cili mori pjesë në aksion, shpjegoi se, duke pasur parasysh se mbreti Karl (Charles) III është një fans i madh i Uolleisit (Wallace) dhe Gromit, ne nuk mund të mendonim për një mënyrë më të mirë për të tërhequr vëmendjen e tij për skenat e tmerrshme në fermat e siguruara.

 

Ne shpresojmë që kjo do të argëtojë Madhërinë e Tij, ne gjithashtu i bëjmë thirrje atij që të rishqyrtojë seriozisht vuajtjet e tmerrshme që prekin fermat e mbështetura nga RSPCA!

 

Ai të dalë përpara dhe t'i kërkojë RSPCA të tregojë të vërtetën në lidhje me blegtorinë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 
bottom of page