top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VAJZA E ISH-PRESIDENTIT TË UZBEKISTANIT AKUZOHET PËR THEMELIM TË ORGANIZATËS KRIMINALE “ZYRA”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 30, 2023
  • 2 min read

ree

Bernë, Zvicër | Vajza e ish-presidentit të Uzbekistanit, Islam Karimov, u padit me akuza të shumta korrupsioni (të enjten, nga Prokuroria e Përgjithshme - ZAP - e Zvicrës. Vajza e z. Karimov, znj. Gulnara Karimova, përballet me akuzat për pastrim parash, ryshfet dhe pjesëmarrje në një rrjet kriminal.)


Raportet origjinale të aktivitetit të dyshuar kriminal të znj. Karimova u depozituan në vitin 2012.


ZAP-i zviceran më pas hapi një hetim penal, i cili, rezultoi në sekuestrimin e aseteve me vlerë rreth 780 milionë franga zvicerane.


Ndërsa znj. Karimova fillimisht u hetua për pastrim parash, hetimi më vonë u zgjerua për të përfshirë pjesëmarrjen dhe mbështetjen e një organizate kriminale të njohur si “Zyra”.


Aktakuza thotë se Karimova “zhvilloi dhe drejtoi organizatën kriminale hierarkike”, midis viteve 2001 dhe 2013.


ZAP-i zviceran beson se “Zyra” filloi operacionet e saj në Zvicër në 2005 “për të fshehur kapitalin që buronte nga marrëdhëniet e saj kriminale në llogaritë bankare zvicerane”.


Ata pretendojnë se Zyra “ka kryer aktivitete kriminale si një biznes profesional, duke respektuar rregulloret e detyrueshme, dhe duke respektuar një ndarje të rreptë të detyrave, duke përdorur gjithashtu dhunë dhe frikësim.


Pas përfundimit të hetimit të tyre, OAG zviceran ngriti padinë e tyre në Gjykatën Penale Federale (FCC) kundër znj. Karimova si dhe kundër ish-drejtorit të degës uzebkase të një kompanie ruse të telekomunikacionit.


Ndërsa znj. Karimova akuzohet për themelimin e “Zyrës” dhe fillimin e aktiviteteve të saj kriminale, ish-drejtori i paidentifikuar është akuzuar si një “anëtar kyç” i organizatës, veçanërisht në ngjarjet kriminale në sektorin e telekomunikacionit në Uzbekistan.


Akuzat e reja të ngritura kundër Karimovës nga ZAP-i zviceran dyshohet se kanë ndodhur gjatë kohës së babait të saj si president.


Në këto vite, znj. Karimova ishte një figurë e profilit të lartë në Uzbekistan. Ajo drejtoi një kanal televiziv argëtues, publikoi muzikën e saj, dhe dikur shërbeu në zyrën e OKB-së në Gjenevë, e cila, i dha asaj imunitet diplomatik.


Znj. Karimova, e cila, aktualisht ndodhet në burg në Uzbekistan, mbështetur mbi një vendim penal për përvetësim, i mohon akuzat.


Pas aktakuzës për korrupsion, tani është “përgjegjësia e vetme” e FCC-së të japë informacione të mëtejshme, ndërsa kjo çështje ecën përpara.


Krahas aktakuzës, ZAGJ zvicerane kërkoi gjithashtu “konfiskimin e aseteve në shumën totale mbi 440 milionë franga zviceriane-CHF” në lidhje me operacionet e “Zyrës”.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page