USHTRIA E IZRAELIT: LUFTA DO TË VAZHDOJË DERI NË VITIN 2024.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 1, 2024
- 1 min read
Tel Aviv, Izrael | Sipas zëdhënësit ushtarak izraelit Daniel Hagari, ushtria do të vazhdojë luftimet në Gaza deri në vitin 2024.
“Objektivat e luftës përfshijnë luftime të zgjatura, dhe ne organizohemi në mënyrë adekuate - deklaroi z. Hagari - dhe duhet të menaxhojmë shpërndarjen e forcave në terren, në mënyrë komplekse, duke iu referuar veçanërisht njësive rezerviste dhe nevojave të ekonomisë. Njësitë rezerviste do të kthehen në shtëpi këtë javë, duke e ditur se lufta vazhdon, dhe se do të na duhen ende në vitin 2024.”
Zëdhënësi ushtarak izraelit raportoi se Adel Masmah, një komandant i Hamasit, u vra në Deir el-Balah, në jug të Rripit të Gazës.
Fshehja e tij, e vendosur më parë nga inteligjenca, u godit nga një avion luftarak izraelit.
Masmah, sipas zëdhënësit, ishte një komandant ushtarak lokal i Nukbe, njësitë elitare të Hamasit, dhe udhëhoqi inkursionin në kibicin Kissufin, si dhe dërgoi dy njësi kundër kibucit Beeri dhe Nirim.
Natën e 1 janarit, sipas mediave, mbi 20 raketa u lëshuan nga Hamasi drejt Izraelit jugor dhe qendror. Nuk ka të lënduar. Shumica e raketave, raporton gazeta Kohërat e Izraelit (Times of Israel), u kapën nga sistemi mbrojtës Iron Dome.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

























Comments