USHTARËT IZRAELITË KRYEN KONTROLLE BRENDA RRIPIT TË GAZËS | U KËRKUA PËR KUFOMA IZRAELITE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 23, 2023
- 1 min read

Tel Aviv, Izrael | Njësitë e ushtrisë izraelite hynë dje në Rripin e Gazës, afër barrierës që kalon përgjatë vijës së demarkacionit, me qëllim nxjerrjen e trupave të të vrarëve në sulmin e 7 tetorit 2023, apo edhe të informacioneve në lidhje me të zhdukurit, dhe pengjet izraelite në duart e Hamasit.
Këtë e raportoi televizioni “Channel 13”, sipas të cilit, gjatë këtyre operacioneve, milicitë palestineze hapën zjarr ndaj ushtarëve izraelitë, teksa ata ndodheshin pranë kibucit Kisuf (Kissuf).
Zëdhënësi ushtarak izraelit tha se një tank izraelit iu përgjigj zjarrit të tyre.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)


















Comments