top of page
E BARDHË SHIRIT.png

UASHINGTON: LIRIM SYLEJMANI (ME EMRIN E ARABIZUAR ABU SULAYMAN AL-KOSOVI) U DËNUA ME 10 VJET BURG: USHTAR I NJË ENTITETI TERRORIST.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 1 min read
Z. Lirim Sylejmani i njohur me emrin e arabizuar Abu Sulayman al-Kosovi.
Z. Lirim Sylejmani i njohur me emrin e arabizuar Abu Sulayman al-Kosovi.

Uashington, Amerikë | Autoritetet gjyqësore federale shqiptuan dënim penal me dhjetë (10) vjet heqje lirie për:

1- Z. Lirim Sylejmani, qytetar nga Kosova, i njohur me emrin e arabizuar Abu Sulayman al-Kosovi.


Ai u gjykua penalisht si pjesëtar i Shtetit Islamik (ISIS).


Sipas akteve proceduriale penale në ngarkim të tij, nga muaji nëntor i vitit 2015 deri në muajin shkurt të vitit 2019 ai ishte trajnuar nga Shtetit Islamik (ISIS) në Siri, ku kishte mësuar të përdorte armë zjarri dhe pajisje ushtarake.


Në muajin maj të vitit 2016 ai ishte dërguar në vijën e frontit për të luftuar kundër forcave të koalicionit ushtarak të udhëhequra nga ShBA-ës.


Në vitin 2019 ai u arrestua nga Forcat Demokratike Siriane.


Ai kishte udhëtuar në Siri së bashku me familjen dhe kishte ndryshuar emrin e tij duke e arabizuar me qëllim që të shkëpuste çdo lidhje me të kaluarën e tij dhe me qëllim devotshmërie ndaj ideologjisë islamike që mbështetet në themelet e Shtetit Islamik.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Komentar

Dinilai 0 dari 5 bintang.
Belum ada penilaian

Tambahkan penilaian
bottom of page