top of page
E BARDHË SHIRIT.png

URUGUAI | MINISTRIA E BLEGTORISË DHE BUJQËSISË: SHPALLIM EMERGJENCË TË RE SHËNDETËSORE PËR SHKAK TË GRIPIT TË SHPENDËVE H5.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Sep 5
1 min read

Montevideo, Uruguai | “Qeveria ka shpallur emergjencë të re kombëtare shëndetësore pas zbulimit të gripit të shpendëve H5 me patogjenitet të lartë te shpendët shtëpiakë në departamentin e Kolonias”.


Kështu raportoi agjencia spanjolle e lajmeve “Efe”.


Ministria e Blegtorisë, Bujqësisë dhe Peshkimit ka vendosur kufizime në lëvizjen e shpendëve shtëpiakë dhe shpendëve që nuk i nënshtrohen sistemit të monitorimit të shpendëve.


Shpendët e rritur në oborre dhe ata që synojnë prodhimin në natyrë duhet të mbahen në ambiente të mbyllura dhe të mbuluara.


Panairet, ankandet, ekspozitat dhe ngjarjet që lidhen me sektorin e shpendëve janë pezulluar gjithashtu.


Kjo është emergjenca e dytë shëndetësore e gripit të shpendëve e shpallur nga Uruguai në vitin 2026.


E para u shpall më 24 shkurt, pas zbulimit të virusit te shpendët e egër në departamentet e Maldonado, Roka (Rocha) dhe Kanelones (Canelones).


Rasti i parë u pohua më 20 shkurt në një mjellmë të gjetur në zonën e Lagunës Garzon, në lindje të vendit.


Autoritetet rekomandojnë shmangien e kontaktit me shpendët e sëmurë ose të ngordhur dhe raportimin menjëherë të çdo gjetjeje.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page