URDHËR ARREST PËR DIVERSANTIN E DYSHUAR UKRAINAS UOLODIMIR (WOLODYMYR) ZHURAVLOV: AKUZOHET SE HODHI NË ERË NORD STREAM 1 DHE 2 | POLONIA REFUZOI TË ZBATONTE URDHËR-ARRESTIN E PROKURORISË GJERMANE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 14, 2024
- 2 min read
Berlin, Gjermani | Një nga diversantët e dyshuar të gazsjellësve Nord Stream 1 dhe 2 ka arritur t'u shpëtojë hetuesve, të cilët e kanë ndjekur që prej qershorit, kur ndaj tij u lëshua një urdhër-arresti evropian nga drejtësia gjermane.
Kjo u raportua nga Ard, Sueddeutsche Zeitung dhe die Zeit.
Burri, me kombësi ukrainase dhe banues në Poloni, është Uolodimir (Wolodymyr) Zhuravlov, me moshë 44 vjeç.
Në mesin e të dyshuarve që po hetohen nga prokuroria gjermane janë edhe dy ukrainas të tjerë, përfshirë një grua.
Kështu shkruajnë mediat në Gjermani, të cilat raportuan arratisjen e diversantit të dyshuar që u arratis nga hetuesit.
Ndërkohë, z. Uolodimir (Wolodymyr) Zhuravlov ishte zhdukur nga radari i drejtësisë, pasi u godit nga një urdhër arresti nga prokuroria gjermane, e cila u ishte drejtuar kolegëve polakë për të kryer masën gjyqësore.
Nga Polonia ku ai jetonte nuk pati asnjë reagim dhe mandati i vlefshëm për 60 ditë do të kishte skaduar ndërkohë.
Qeveria gjermane nuk beson se hetimi i prokurorit gjerman ndaj një diversanti të dyshuar ukrainas të Nord Stream mund të përkeqësojë marrëdhëniet midis Berlinit dhe Kievit.
Në një pyetje konkrete në lidhje me këtë gjatë konferencës për shtyp të qeverisë, zëdhënësi i kancelarit Wolfgang Buechner u përgjigj: “Jo, sepse këto dy gjëra nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën”.
Garancia e Gjermanisë për Ukrainën mbetet se ne do t'i mbështesim ata për aq kohë sa të jetë e nevojshme.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



















































Comments